Tekstet shkollore, Allkaj: S’ka prirje për përfshirje të axhendës LGBT
Kopertina e librit të Gjuhës Shqipe dhe fletores së punës për klasën e tretë ka hapur debat ditët e fundit për shkak të përfshirjes në të të një ylberi dhe një magjistrai me fustan. Shumë e kanë komentuar këtë si përfshirje të agjendës LGBT në tekstet shkollore. Shkëlqim Allkaj, drejtor i Zhvillimit të Politikave dhe Programeve të Arsimit Parauniversitar, e përjashton një gjë të tillë, duke theksuar se procesi i përzgjedhjes së librave kalon nëpër shumë filtra.
Allkaj thekson se vetë mësuesit përfshihen në procesin e përzgjedhjes së teksteve dhe raportojnë nëse hasin gabime.
Procesi i përzgjedhjes së teksteve shkollore është proces i gjatë, që kalon në një sërë filtrash dhe ka komisione me profesorë, gjuhëtarë, mësues të ndryshëm që janë jashtë strukturave të MAS. Tekstet hartohen në përputhje me programet, kurrikulat dhe standardet kombëtare të hartuara nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë të Arsimit Parauniversitar. Edhe procesi i përzgjedhjes nga shkollat është me komisione të posaçme, mësues dhe profesionistë. Duke kaluar në filtra të tillë janë autoritetet përkatëse që kanë parë edhe përmbajtjen e tij. Nuk ka ndonjë prirje, apo orientim të tillë, (për përfshirjen e axhendës LGBT). Komisioni i Përzgjedhjes së Teksteve shkollore ka në përbërje pedagogë. Mësuesit kanë të drejtë të japin vërejtje, sugjerime. Janë shumë struktura, shumë aktorë, derisa libri të arrijë se nxënësi. Tekstet kanë disa vite që qarkullojnë në treg, s’ka pasur asnjë problematikë.
Add new comment