Internet Archive humbet gjyqin me botuesit: Nuk mund të shesë apo huazojë falas libra online
Një gjykatë federale në SHBA ka vendosur se Internet Archive, faqja e mirënjohur e digjitalizmit të materialeve muzikore, apo librave të shumtë, ka shkelur të drejtën e copyright. Internet Archive kishe vendosur ta hapte falas aksesin në arkivën e vet që është një pasuri e madhe dhe mundësi qoftë edhe për t’u orientuar në botën e madhe intelektuale dhe artistike njerëzore, por mesa duket çështja ka marrë tjetër drejtim. Gazeta “The New York Times” e cilëson vendimin e gjykatës së Apelit të Qarkut të Dytë në New York si:
Një fitore të madhe për botuesit që edhe vunë në lëvizje padinë më 2020-n dhe që mund të vendosin një precedent mbi ligjshmërinë e arkivave më të gjera digjitale
Internet Archive ka patur dy sisteme: Open Library përmes të cilit përdoruesit mund të kontrollonte huazimin digjial të një kopjeje që i korrespondon një libri të blerë fizikisht prej tij në librari. Kjo shmang në teori piraterinë. Në vitin 2020, Internet Archive prezantoi National Emergency Library, që u lejonte një numri të pakufizuar njerëzish të aksesonin të njëjtat kopje të librave elektronikë. Ky ishte hapi që çoi në padinë e botuesve që vunë në shënjestër libraritë online.
Vendimi pason një vendim tjetër të vitit të shkuar sipas të cilit Internet Archive nuk ka të drejtë të skanojë dhe të shesë libra njësoj siç bën një librari fizike. Mbi këtë akt IA apeloi dhe për çështjen që flasim ka bërë thirrje për firmosjen e një peticioni online. Në lojë është aksesi në 500 000 libra, kështu që nxitoni!
Add new comment