Alibitë e përhershme të fëlliqësirave të Shëndetësisë

Postuar në 17 Korrik, 2024 14:43

Drejtoresha e Shërbimit Farmaceutik në QSUNT, Mirela Rexhepi ka hedhur poshtë akuzat e deputeteve të opozitës, Zhani Gjergji dhe Albana Vokshi duke deklaruar se “nuk ekziston asnjë lloj mundësie që të fshihet apo ndryshohet data e skadencës për barnat pasi çdo veprim kryhet online”. Kështu raportohet sot të jetë mbrojtur kjo zyrtare duke vijuar me alibinë e kontrollit në distancë të cilësisë dhe sigurisë. Rexhepi shtoi mandej se “sistemi informatik nuk varet nga QSUNT, por kontrollohet dhe verifikohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit”.

Vazhdon mandej sqarimi:

Në 18/04/23 ka ardhur një sasi donacioni e cila është e ruajtur në spital  dhe nuk ekziston asnjë lloj mundësie që të ndërrohet data e skadencës. Donacioni ka ardhur nga Italia në vijim të një marrëveshjeje që shteti ka me Italinë për medikamente. Pasi vijnë në Shqipëri kolaudohen, pajisen me pullë nga Agjencia e Barnave e cila siguron cilësinë e barnave dhe vetëm pasi kolaudohet hyn në farmaci dhe përdoret për pacientët. Në momentin që kalon datën e skadencës është e pamundur që ilaçi të përdoret dhe t’i ndryshohet data...Farmacia ka detyrimin që komunikimin ta ketë me shefat e shërbimit dhe nuk kemi kontakt me pacientët. Ne njoftojmë dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me shefat e shërbimeve.

Ju siguroj se nuk ka ndodhur ndryshimi i datës së skadencës... Për Spitalin Onkologjik, dalja e barnave behet përmes një makine frigoriferike dhe i dorëzohet kryeinfermierit. Asnjëherë nuk ndodh që të dorëzohet terapia e kimios tek vetë pacienti. Pasi dorëzohet receta, përgatitet nga 3 farmacistë. Kërkesa për barna bëhet përmes një recete me dy kopje ku njëra ruhet në farmaci dhe tjetra në kartelën klinike

Pyetja që të vjen ndërmend është: Kush po të beson më? Sëmundja është nja hall i madh, por hallit bilogjik i shtohet halli i Rexhepëve, Koçijve dhe të tjerëve që me alibitë që nuk mbarojnë vetëm sa e helmojnë atë pak shpresë që ka mbetur te njeriu.

Shikoni sesi kjo drejtuese administrative flet: ajo përshkruan procedurën e ngritur dhe refuzon të sqarojë se cilat janë mangësitë e saj dhe mënyra sesi ajo mund të manipulohet. A nuk ishte skandali tek Onkologjiku rast manipulimi? Siç u shpreh edhe eprorja e saj? Krah Rexhepit ka qenë edhe ministrja histerike e Shëndetësisë, si për të thënë që “ja, po flet e zonja e punës”.

Kush i ha këto përralla? Kush vazhdon të besojë më këta sidomos për shëndetësinë, që e prek kushdo? Kancerin më mirë ta kalosh në shtëpi sesa të përfundosh te këto kërma të qelbura njerëzore. Ose do bërë hall e do gjetur një vrimë jashtë. Çdo njeri, çdo njeri, edhe më i fundit, meriton të mos përfundojë në QSUNT që është më keq se ferri, pasi aty ndëshkim kryesor është indiferenca për jetën dhe trajtimi i saj si Pazar.

Comments

Submitted by Flora keci (not verified) on

Turpe për ju ish ministre dhe ministres së tanishme dhe drejtoreshës së spitaleve si ka mundësi që mohoni pislliqet tuaja dhe liqeni me jetën e pacientit turpe urgjente jepni dorëheqjen bashkë me qeverinë tuaj jeni një tufë banditësh dhe keqbërës ish ordiner

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.