"Kompleksi Kastrati" i KPK-së/Fshehu deri në Gjykatën e Lartë financimin e marrë nga AlBSIG

Postuar në 22 Korrik, 2024 01:48

BIRN raporton për një sjellje që njollos Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Financues i një aktiviteti të këtij institucioni, realizuar - dhe kjo është kurioze - në "Marina Bay" në Vlorë në vitin 2021, është një kompani sigurimesh në pronësi të Shefqet Kastratit. Lajmi nuk është thjesht ky: lajmi është se KPK e ka fshehur emrin e sponsorizuesit duke u përballur me agjencinë e lajmeve deri në Gjykatën e Lartë. 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përfituar sponsorizim nga kompania private e sigurimeve ALBSIG sh.a e biznesmenit Shefqet Kastrati për të financuar një aktivitet të komisionerëve të saj në resortin luksoz “Marina Bay” në Gjirin e Vlorës në shtator të vitit 2021.
Pasi e mbajti sekret për pothuajse tre vjet emrin e sponsorit dhe investoi të tre shkallët e gjyqësorit për të mos e bërë atë publik, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit u detyrua nga një vendim i Gjykatës së Lartë që të vendosë në dispozicion të BIRN Albania një kopje të plotë të kontratës së sponsorizimit me kompaninë e sigurimeve ALBSIG.

Sipas marrëveshjes së firmosur në qershor të vitit 2021, kompania ALBSIG ka marrë përsipër të paguajë vlerën e faturës në shumën 3 mijë euro për organizimin e aktivitetit “Strategy Meeting”, që përfshin udhëtimin dhe akomodimin e stafit të Komisionit për tre ditë dhe dy netë në “Marina Bay” si dhe organizimin e workshopit në sallën e konferencave të njësisë akomoduese

raporton gazetari Edmond Hoxhaj.

Sipas tij “marrëveshja e mësipërme nuk është e vetmja e nënshkruar mes Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe kompanisë së sigurimeve, ALBSIG. Më herët në korrik 2020, mes KPK dhe ALBSIG u nënshkrua një kontratë me vlerë 4.4 milionë lekë për sigurimin e shëndetit të këshilltarëve, familjarëve të komisionerëve dhe stafit administrativ të KPK”. 

Vetë Shefqet Kastrati ka ngritur supet duke folur për çëshrje marketingu me të cilat ai  nuk merret. 

Në shkrim shtrohet pyetja kryesore: Pse KPK që po ndërton Vatikanin e gjyqësorir bëri të pamundurën për të mos dhënë sqarime? Zoti Kastrati është një biznesmen legal me disa aktivitete.

Cili është problemi që shkakton ‘kompleksin Kastrati’ te KPK? 

Përgjigja nuk të lodh për ta gjetur dhe është e qartë se në Shqipëri nuk ka rrugë që nuk gjen paraja për të hyrë. Dhe ajo është vettingu më i mirë.

Comments

Submitted by Abedin (not verified) on

Diku tjeter nga perendimi do te perbente skandal te vertete. Pasi eshte fshehje zyrtare.
Por nese e krahason sponsorizimin e nje enti me 3 nete fjetje, ca salla mbledhjesh dhe 30 a 50 vakte te ngrena nga zyrtaret me nje korrupsion ku njerit prej anetareve te ketij enti i shkon dikush me nje valixhe me euro te hekurosura, mendoj se peshorja anon nga kjo e dyta. Dhe tek ne rastet me te dendura jane ky i dyti besoj. Keshtu qe gjetjen se Kastrati i dha dreka per 3000 euro vetinguesve, nuk e vendos dot ne krye te listes.
Hajde gjeni psh si behen me rroge shteti 4-5 vila, makina te shtrenjta e 30-40 mije paund viti pagesa shkollash per kalamajt, e pastaj me thoni eshte mua qe kam 30 vjet pune zyre me gjithe gruan, dhe mendoj fundin e muajit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.