kpk
"Kompleksi Kastrati" i KPK-së/Fshehu deri në Gjykatën e Lartë financimin e marrë nga AlBSIG
BIRN raporton për një sjellje që njollos Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Financues i një aktiviteti të këtij institucioni, realizuar - dhe kjo është kurioze - në "Marina Bay" në Vlorë në vitin 2021, është një kompani sigurimesh në pronësi të Shefqet Kastratit. Lajmi nuk është thjesht ky: lajmi është se KPK e ka fshehur emrin e sponsorizuesit duke u përballur me agjencinë e lajmeve deri në Gjykatën e Lartë.
Kush e sponsorizoi KPK për aktivitetin në resortin luksoz në Vlorë?
Një kompani private ka sponsorizuar një aktivitet të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në një resort luksoz në Vlorë. Aktiviteti është mbajtur kohë më parë në « Marina Bay Resort ».
Gazetari i “Birn”, Edmond Hoxhaj, thotë se në të kanë marrë pjesë edhe vëzhgues ndërkombëtarë, të cilët nuk kanë pranuar të akomodohen në hotelin luksoz, në bazë të rregullores që kanë.
Turbo-vettingu i ligjit special dhe pasuria e paligjshme që nuk cenohet
Një kronikë e djeshme e TvT-së jep një pasqyrë të qartë të lodrave që bëhen me të ashtuquajturën reformë në drejtësi dhe armën kryesore të saj, vettingun. Një pyetje që shtrohet prej kohësh nga shumëkush është: të gjithë ata prokurorë apo gjyqtarë që dalin nga sistemi për pasuri të pajustifikuar do ta hedhin vetëm me kaq? Pyetja ka të bëjë me faktin se pasuria e pajustifikuar është e palogjshme dhe në abuzim të detyrës dhe më tej, me faktin tjetër se askush nuk po kujtoh
Bie kryegjykatësi i Sarandës
Alltun Çela, i cili nga viti 2008 drejton Gjykatën e Sarandës u shkarkua sot nga detyra pasi u gjet me pasuri të pajustifikuar nga Komisioni i Vettingu-t.
ILDKPKI paraqiti një raport pozitiv mbi pasurinë e gjyqtarit Çela, por ky konstatim u përmbys nga hetimi i thelluar i KPK-së, i cili ka konstatuar probleme të shumta me deklarimet e tij periodike dhe atë veting.
Ndërkombëtarët kërkojnë verifikime të reja për kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori
Pas Bashkim Dedes që kryeson Gjykatën Kushtetuese, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kërkon apelimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për kreun e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Përmes një njofitmi, zyra e Komisionerëve Publikë bën me dije, se ONM ka rekomanduar apelimin e vendimit të KPK-së që konfirmonte në detyrë Zaganjorin.
Gallatë ka, por edhe palaçot nuk mungojnë
Sot Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rrëzuar Prokurorin Dritan Reshka. Arsyeja e shkarkimit nga Prokuroria e Tiranës është mosjustifikimi i pasurisë. Situata me Reshkën është ironike, pasi ai njihet si specialist në çështjet e krimit financiar dhe pastrimin e parave.
Me këtë rast, po përcjellim dy pasazhe për prokurorin në fjalë; i pari nga faqja online, reformanedrejtesi.al, në të cilën Reshka lavdërohet si njeri shumë i kualifikuar dhe ka qenë një ndër ekspertët e fazës së parë të reformës.