Gallatë ka, por edhe palaçot nuk mungojnë

Postuar në 31 Korrik, 2018 15:35

Sot Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka rrëzuar Prokurorin Dritan Reshka. Arsyeja e shkarkimit nga Prokuroria e Tiranës është mosjustifikimi i pasurisë. Situata me Reshkën është ironike, pasi ai njihet si specialist në çështjet e krimit financiar dhe pastrimin e parave.

Me këtë rast, po përcjellim dy pasazhe për prokurorin në fjalë; i pari nga faqja online, reformanedrejtesi.al, në të cilën Reshka lavdërohet si njeri shumë i kualifikuar dhe ka qenë një ndër ekspertët e fazës së parë të reformës.

http://www.reformanedrejtesi.al/ekspert/dritan-reshka-prokuror-prokuroria-e-pergjithshme

Së dyti, një shkrim i publikuar në www.gazetatema.net(http://www.gazetatema.net/2017/12/30/cperfaqesojne-levizjet-e-arta-markut-ne-prokurori-dhe-njeriu-qe-po-ben-nxemjen-si-kreu-i-spak/) ku Reshkës i bëhet një goxha fletë lavdërimi dhe ku analizohet emërimi i tij në Prokurorinë e Tiranës si shenjë se “peshqit e mëdhenj do binin në rrjetë”.

Më tej akoma, ai cilësohet si “propozim i pastër amerikan”, të gjitha mesa duket pallavra në erë në dritën e zhvillimeve të fundit. Nuk është gjithësesi çudi që të dalin e të thonë se heqja e Reshkës është shenjë se vettingu është me të vërtetë i pavarur si proces. Kjo edhe sepse në Shqipëri ka Gallatë, por ka edhe profesionistë të palaçollëkut politik e gazetaresk.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.