Ëmbëlsuesit artificialë mund të hedhin në erë ekosistemet
Një element përbërës i ushqimeve dhe pijeve dietike ka rezultuar vrasës për mikroorganizmat.
Sukraloza është një ëmbëlsues artificial, i cili nuk shpërbëhet nga trupi i njeriut dhe përfundon në fund të rrjetës ushqimore.
Duke qenë një molekulë që nuk degradohet lehtë, ajo është e pakapërcyeshme edhe për mikroorganizmat.
Një ekip studiuesish nga Universiteti i Floridës zbuloi se prania e tij si në ujërat e ëmbla edhe në ato të kripura ka ndikim në komunitetet mikrobike.
Cianobakteret dhe diatomeve u ekspozuan ndaj sasive të caktuara të sukralozës, një eksperiment që tregoi se përqendrimet e cianobaktereve rriteshin në ujërat e ëmbla, ndërsa diatomet reduktoheshin.
"Ekziston mundësia që komunitetet e ujërave të ëmbla mund të ngatërrojnë sukralozën për një lëndë ushqyese, për një sheqer që mund ta përdorin si ushqim," thotë kimistja Amelia Westmoreland, nga Universiteti i Floridës.
Studimi nuk analizon efektet afatgjata, por në të del e qartë se ekosistemet natyrore shumë të balancuara mund të prishen, në varësi të sasisë së sukralozës.
Në rastin e diatomeve, ekziston rreziku që popullatat mund të vriten plotësisht. Diatomet janë një nga prodhuesit kryesorë të oqeanit dhe rregullatorët jetik të cikleve të karbonit dhe oksigjenit. Rënia e tyre mund të ndikojë ndjeshëm në të gjithë rrjetin ushqimor nga poshtë lart.
Ndërsa cianobakteret mund të mposhtin gjithçka tjetër në komunitetin mikrobik. Por duhen analiza më të thelluara për të kuptuar se çfarë do të ndodhë në terma afatgjatë nëse ato ekspozohen ndaj sukralozës.
Ëmbëlsuesit artificialë si sukraloza janë konsideruar të sigurt në doza standarde në ushqim dhe pije, megjithëse disa studime sugjerojnë se ato mund të ndërhyjnë me bakteret e zorrëve dhe madje të dëmtojnë ADN-në brenda qelizave.
Njësoj si me ndikimin në ekosistemet natyrore, shkenca nuk ka ende një përgjigje të qartë për efektet e saj në një afat më të gjatë. Studimi është publikuar në Environmental Monitoring and Assessment.
Add new comment