100 000 viktima në 50 vende. FSB mësyn call center e "Milton Group"

Postuar në 09 Dhjetor, 2024 18:37

Shërbimet ruse të sigurisë njoftojnë sot për një operacion që ka patur për objektiv likujdimin e një rrjeti ndërkombëtar call center që vepronin sipas FSB-së ruse për llogari të ish-ministrit gjeorgjian të Mbrojtjes, Davit Kazerashvili për të cilin Moska ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar.

Sipas njoftimit call center në fjalë ishin pjesë e një skeme mashtrimi ndërkombëtar që ka patur viktima qytetarë në BE, Britaninë e Madhe, Kanada, Brazil, Indi, Japoni, në total 100 000 njrëz në 50 vende. FSB shton se fitimi i sistemit të ngritur shkonte 1 milion dollarë në ditë.

Në Rusi operacionet drejtoheshin nga shtetasi izraelit Ya. D. Keselman dhe gjeorgjiani D. Todva. Kompania nënë e të gjithë mashtrimit të supozuar është “Milton Group”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.