Lodra e vockël me termin "Konçesion" në rastin e Bazës së Sarandës

Postuar në 31 Dhjetor, 2024 15:03

Dje, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë me gazetarët, duke folur për skandalin e përfolur të bazës detare të Sarandës, ndër të tjera bëri disa komente që vijnë ndesh me aktet e gjeneruara prej Këshillit të Ministrave që ai drejton vetë. Kështu, me një ton gati pedagogjik, z. Rama theksoi disa herë si baza në fjalë, nuk bëhet fjalë për koncesion, por për dhënie me qera. Dhe se madje në këmbim të investimit ushtria do të përfitojë shumë më tepër sesa kishte.

Fletoren Zyrtare nr. 125 datë 5 korrik 2020, janë pubklikuar dy Vendime të Këshillit të Ministrave:

  1. VKM nr. 514 I datës 1.7. 2020 “PËR DHËNIEN E MIRATIMIT PËR LIDHJEN E KONTRATËS SË QIRASË ME TARIFËN 1 EURO/KONTRATA NDËRMJET MINISTRISË SË FINANCAVE DHE EKONOMISË, SI QIRADHËNËS, DHE BASHKIMIT TË SHOQËRIVE “CONCORD INVESTMENT” SHPK DHE “KASTRATI GROUP” SHA, SI QIRAMARRËS, PËR PASURINË SHTETËRORE GJIRI I LIMIONIT, SARANDË, ME SIPËRFAQE TË PËRGJITHSHME 265 2299,5 m2, NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË MBROJTJES DHE TË MINISTRISË SË BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL”
  2. VKM nr. 515 datë 1.7.2020, “PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT/PARTNERITET PUBLIK PRIVAT, PËR DHËNIEN ME KONCESION/PARTNERITET PUBLIK PRIVAT TË PORTIT TURISTIK DHE TË SHËRBIMEVE “MARINA LIMION”, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË, DHE BASHKIMIT TË OPERATORËVE EKONOMIKË “KASTRATI GROUP”SHA DHE “EDIL-AL-IT” SHPK”.

Kemi pra dy vendime në një ditë të vetme për të njëjtën sipërfaqe e cila trajtohet me DY KONTRATA. Së pari Qeradhënie të Sipërfaqes dhe së dyti, me KONCESION të PORTIT DHE SHËRBIMEVE që do të ndërtohen mbi truallin e dhënë me qira.

Siç mund të merret me mend, z. Rama luan këtu me një truk të vockël dhe nëse mbajmë parasysh budallallëkun e tij organik të një pjesë të madhe të proceseve ku përfshihet, lodra që luhet këtu na jep të kuptojmë se z. Rama, për çështje kontratash për troje dhe koncesione është një zanatçi që nga koha e bashkisë.

Pra sipërfaqja është dhënë me Qera, por shërbimet e kësaj sipërfaqeje me Koncesion. Si mund të zhbëhet njëra pa dhënë pasojë te tjetra? Nëse z. Rama do të qëndronte në anën e interesit publik do të kishte së paku një vullnet tjetër për të sqaruar çështjen në fjalë. Të mbajmë paasysh se çfarë duhet për të vënë në lëvizje Këshillin e Ministrave të prodhojë dy VKM në një ditë. Megjithatë të dyja kontratat, edhe nëse i konsiderojmë për atë që janë, pra akte në funksion të politikave zhvillimore të një qeverie, janë gjetur se vijnë në shkelje me LIGJET në fuqi të miratuara nga Parlamenti nga Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë, e cila me vendimin nr. 00-2023- 1001, datë 15 qershor 2022, rendit ndër të tjera parashtrimet:

Pyetja që shtrohet këtu është: nëse autoritetet e Mbrojtjes që përgjigjen ndër të tjera edhe para qeverisë, kanë kontestuar ndryshimin e Kontratës dhe jo në parim prekjen e sipërfaqeve të caktuara të Bazës Detare, çfarë kundërshton te vendimi i Gjykatës së Lartë Kryeministri?

Le të sjellim në vëmendje faktin se në atë kohë në Presidencë ka qenë Ilir Meta që patur rol në çështjet e Mbrojtjes dhe ka përgjegjësinë për planin e përhapjes së FA. Në këtë kuptim do parë edhe absurdi i mosnxjerrjes së bazës nga Plani, siç ndodhi p.sh me kompleksin “Partizani” që u procedua me nxjerrjen nga inventari i Mbrojtjes dhe u dha mandej për përdorim civil. Dhe ndoshta ky është roli i muhalebisë që sot drejt Presidencën. (Ndjesë për fjalorin por këta të bien rëndë siç të bien fasulet).

Është jashtë çdo dyshimi se në rastin në fjalë është konstatuar PALIGJSHMËRI, jo ndërhyrje në politikat zhvillimore të qeverisë. Dhe kjo paligjshmëri ka çuar në sekuestro preventive e që patjetër duhet të çojë në përgjegjësi penale një pjesë të zinxhirit komandues të Mbrojtjes.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.