Takimi rajonal për Gazetarinë Cilësore dhe Etike/Deklaratë për lirinë dhe vetërregullimin në media
Në datat 2-3 dhjetor 2024, në Klubin e Shtypit në Bruksel, u mbajt takimi Rajonal me temë: Historia e Besueshme: Shtigje të Gazetarisë Cilësore në Europën Juglindore dhe Turqinë në Erën Digitale.
Agjenda e takimit përfshinte pjesëmarrje nga media të ndryshme të rajonit tonë nën moderimin kryesor të themeluesit të Rrjetit për Gazetari Etike, gazetarit Aidan Ëhite, dhe ishte nën shtysën e Reporterëve pa Kufinj në prag të samitit BE-Ballkani Perëndimor të 18 dhjetorit për të sjellë në vëmendje nevojën e miratimit të ligjeve për median e lirë në vendet kandidate.
Indeksi e Reporterëve pa Kufinj për Lirinë e Shtypit në vitin 2024 evidentonte një përkeqësim të situatës në rajon me Serbinë dhe Shqipërisë si dy vendet me situatën më të rëndë.
Një ndër aspektet kryesore të luftës për t’i dhënë kuptim lirisë së medias është përmirësimi i gazetarisë, etikës së saj. Vetërregullimi është një sugjerim që po gjen vend në mediat e rajonit dhe në Shqipëri procesi në fjalë është vënë në lëvizje përmes Këshillit të Medias, një aleancë mediash që i përmbahet idesë së vetërregullimit.
Duhet thënë se në agjendë u shprehën përfaqësues të UNESCO, Reporterëve pa Kufinj dhe Komisioni Europian, ndërkohë që deklarata e mëposhtme u amendua me propozime të të gjithë pjesëmarrësve.
Deklaratë dhe rekomandime mbi gazetarinë cilësore në Evropën Juglindore dhe Turqinë në Epokën Dixhitale
Konferenca rajonale e grupeve mbështetëse të medias së lajmeve dhe gazetarisë, pasi shqyrtoi dhe diskutoi krizën aktuale të lajmeve në Evropën Juglindore dhe Turqi,
Duke besuar se nevojitet veprim urgjent në të gjitha nivelet për të rikthyer besimin e publikut te roli social i mediave të lajmeve si ofrues i informacionit të saktë, i besueshëm dhe i pavarur, thelbësor për jetën demokratike,
Duke pranuar se Akti Evropian për Lirinë e Medias dhe Akti i Shërbimeve Dixhitale, si dhe deklaratat e tjera ndërkombëtare, përfshirë Kartën e Parisit për Informacionin dhe Demokracinë dhe Deklaratën Ëindhoek +30 të UNESCO-s 2021 mbi informacionin si një e mirë publike, të gjitha mbështesin rëndësinë e medias së lirë, pluraliste dhe transparente,
Duke vënë në dukje kolapsin e modeleve të biznesit që mbështesin gazetarinë me interes publik, krahas ndërhyrjeve të vazhdueshme politike, krijojnë kushte unike në Evropën Juglindore dhe Turqi që dobësojnë gazetarinë cilësore dhe minojnë besimin e publikut,
Të vetëdijshëm për krizën e qëndrueshmërisë së medias dhe nevojën për burime të reja financimi për të mbështetur gazetarinë me interes publik dhe median e lajmeve,
Duke këmbëngulur se qeveritë duhet të njohin rolin social të medias në ndërtimin e besimit dhe besueshmërisë së publikut në shoqëritë demokratike dhe të hapura dhe nevojën për të krijuar një mjedis të përshtatshëm për media të lira dhe të pavarura, duke përfshirë përdorimin e sigurt dhe transparent të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale,
Duke besuar se procesi i anëtarësimit në BE ofron mundësi për vendet në Evropën Juglindore dhe Turqinë për të përmirësuar ligjet dhe për të zbatuar një kuadër rregullator në mbështetje të një peizazhi mediatik të lirë, të pavarur dhe pluralist,
Të bindur për rëndësinë e vetë-reflektimit mediatik dhe nevojën për të forcuar përkushtimin e gazetarëve dhe mediave të lajmeve ndaj parimeve themelore të sjelljes etike dhe transparencës,
Mirëpret zhvillimin e programeve të vetëvlerësimit, siç është Iniciativa e Mirëbesimit në Gazetari, të cilat bazohen në transparencën, angazhimin me publikun dhe përkushtimin e mediave të lajmeve ndaj misionit etik të gazetarisë.
Dakordësohet:
Ky veprim është i nevojshëm për të shërbyer si bazë mbi të cilën ngrihet puna e vlefshme e Rrjetit të Gazetarisë Etike mbi vetëvlerësimin dhe certifikimin e pavarur të kryer në kontekstin e projektit të UNESCO-s “Ndërtimi i besimit në media në Evropën Juglindore: Mbështetje për gazetarinë si një e mirë publike”, i mbështetur nga BE-ja. Në përpjekje për të përmbushur këtë objektiv, konferenca rajonale bën rekomandimet e mëposhtme:
- Organizatat e medias në rajon të inkurajohen më tej për të mbështetur transparencën, etikën dhe vetërregullimin e besueshëm nëpërmjet vetëvlerësimit dhe certifikimit të pavarur përmes programeve të njohura gjerësisht, siç është Iniciativa e Mirëbesimit në Gazetari;
- Ky vetë-vlerësim dhe vetë-certifikim duhet të zbatohet njëkohësisht në të gjithë peizazhin e mediave të shërbimit publik;
- Kjo formë e vlerësimit dhe certifikimit të gazetarisë cilësore, transparencës dhe standardeve duhet të miratohet si kriter nga organet ndërkombëtare, donatorët dhe autoritetet kombëtare në dhënien e mbështetjes për mediat e lajmeve, publike dhe private;
- Kjo ndihmë shtesë duhet të ofrohet për të asistuar mediat, përfshirë organet e vogla të lajmeve, për të përballuar kostot strukturore të verifikimit të pavarur të gazetarisë së në shërbim të interesit publik dhe sistemit të llogaridhënies publike;
- Proceset e vetëvlerësimit duhet të përditësohen, aty ku është e përshtatshme, për të përfshirë verifikimin e përgjegjësisë editoriale dhe pavarësisë në përdorimin, menaxhimin dhe zbulimin e mjeteve dixhitale në gazetari, veçanërisht të lidhura me përdorimin e inteligjencës artificiale gjeneruese, në përputhje me sugjerimet e shtojcës së kësaj deklarate;
- Reklamuesit dhe sponsorët komercialë të mediave të lajmeve dhe agjencive të verifikimit të fakteve duhet të inkurajohen të mbështesin vetëvlerësimin dhe duhet të nxiten të mbështesin mediat që miratojnë këtë formë transparence dhe vetërregullimi;
- Përdorimi i vetëvlerësimit dhe certifikimit të pavarur, nëpërmjet programeve të tilla si Iniciativa e Mirëbesimit në Gazetari, të vendoset si kriter për shpërndarjen transparente nga donatorët, organet publike dhe organizatat ndërkombëtare të financimit publik për mediat e angazhuara në gazetarinë me interes publik;
- Platformat dixhitale dhe kompanitë e teknologjisë duhet të njohin vetë-vlerësimin dhe certifikimin e pavarur si një tregues të gazetarisë cilësore dhe informacionit të interesit publik dhe partnerëve të mundshëm në përballjen me dezinformimin dhe komunikimet abuzive;
- Platformat dixhitale, kompanitë e teknologjisë dhe mediat sociale duhet të detyrohen t'i japin rëndësinë e duhur dhe trajtimin preferencial nga algoritmet e motorëve të kërkimit mediave që vetërregullohen në këtë mënyrë;
- Platformat dixhitale dhe kompanitë e teknologjisë duhet, në mirëbesim, të angazhohen me media që demonstrojnë pajtueshmëri me kërkesat e programeve vetërregulluese të njohura, siç është Iniciativa e Mirëbesimit në Gazetari, për të shmangur pezullimet abuzive ose kufizime të pajustifikuara në përmbajtjen e tyre dhe për të shmangur veprime të tilla në të ardhmen;
- Kjo transparencë në media dhe gazetari nëpërmjet vetëvlerësimeve dhe certifikimit të pavarur, duhet të njihet dhe të mbështetet nga komuniteti kombëtar mbështetës i medias, duke përfshirë organet vetërregulluese të medias, si këshillat e shtypit, të cilat duhet të inkurajojnë të gjitha mediat me interes publik për të miratuar mekanizma të tillë llogaridhënieje.
Add new comment