Lajme
Instituti i Mjekësisë Ligjore jep deklaratë mbi fotot e shpërndara nga Morgu i Tiranës
Pas fotove që qarkulluan në rrjetet sociale gjatë orëve të fundit, ka reaguar Instituti i Mjekësisë Ligjore. Në deklaratën për media, IML shpreh keqardhjen për publikimin e këtyre fotove dhe pranon se shpesh e ka të pamundur të sistemojë kufomat. Në fotot e publikuara në rrjetet sociale duken trupa të personave që kanë ndërruar jetë të vendosur në dysheme. Sipas IML-së, kjo ndodh për shkak të numrit të lartë të fataliteteve.
Dita Universale e Fëmijëve, Shqipëria i vetmi vend pa të dhëna për arsimin parashkollor
Sot është Dira Universale e Fëmijëve dhe në këtë kuadër, Eurostati ka publikuar disa të dhëna mbi pjesëmarrjen e fëmijëve në arsimin e parashkollor në kontinent. Matjet janë kryer në 34 rajone të BE-së ku sipas të dhënave “të gjithë fëmijet marrin pjesë në arsimin parashkollor”.
Në vitin 2018, 96% e fëmijëve mes 4 dhe 6 vjeç ishin pjesë e sistemit parashkollor; nga 6 deri në 10 rajone të BE-së kjo pjesëmarrje ishte mbi 95%.
Pandemia na kujtoi se edhe mjekët i kemi ca të PS-së, ca të PD-së e ca të LSI-së
Një ndër aspektet origjinale të pandemisë është zbulimi për të gjithë njerëzinë se këtu nga anët tona edhe mjekët janë të ndarë sipas partive politike. D.m.th që një mjek i cili ka një profesion shumë specifik dhe që shoqërohet me një betim, të angazhohet në detyra administrative nuk ka ndonjë gjë të keqe. Por që një mjek ta ndërtojë profilin e vet publik, të përcjellë mesazhe dhe të kundërshtojë vendimet, apo t’I mbrojë atom bi premise partiake, kjo është ndoshta prodhim bio i Shqipërisë.
OBSh: Do të jenë 6 muaj të vështirë për Europën
Organizata Botërore e Shëndetësisë, që ka ndryshuar disa herë qëndrimet e veta publike gjatë pandemisë, ka bërë një parashikim për fundin e saj.
Ka dritë në fund të tunelit, por do të jenë 6 muaj të vështira. Europa është sërish në epiqendër të pandemisë, bashkë me SHBA. Një person vdes çdo 17 sekonda
është shprehur Hans Kluge drejtori për Europën në OBSh.
Sipas tij në Europë janë verifikuar 28% e rasteve me CoVid-19 në shkallë globale dhe 26% e vdekjeve.
Tërmeti i 26 nëntorit, Prokuroria e Durrësit dërgon në gjyq 16 persona
Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 16 persona të akuzuar për dëmtimin e banesave apo objekteve të tjera që shkaktuan dhjetëra viktima si pasojë e shembjes.
Vendimi i akuzës për të çuar dosjen për gjykim, vjen një vit pas ngjarjes që terrorizoi gjithë vendin. Si pasojë e këtij tërmeti kujtojmë se u dëmtuan një numër i konsiderueshëm banesash dhe objektesh të tjera, si dhe kanë gjetur vdekjen 23 persona në Durrës.
Rasti armen si sqarim për pasojat e një marrëveshjeje të mundshme për ndarjen e Kosovës
Situata e provokuar në Armeni duhet të shërbejë si një mësim historik i mirë për botën shqiptare që u përball në dy vitet e fundit me idenë e ndarjes së Kosovës. Në Armeni njerëzit po djegin shtëpitë në zonat që do të kalojnë në kontrollin e Azerbajxhanit, ndërkohë që në vend kanë nisur protestat. Sado që marrëveshja u negociua nga Rusia me miratimin e dukshëm të Turqisë, është e qartë se pakënaqësia në Armeni ndaj kësaj që ndodhi do të reflektohet me zhvillime politike në të ardhmen.
Putin: Tërheqja e Armenisë nga marrëveshja e paqes për Nagorno-Karabakhun, do të ishte vetëvrasje
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka deklaruar se tërheqja e Armenisë nga marrëveshja e paqes për Nagorno Karabakhun negociuar ditë më parë me Azerbajxhanin, do të ishte një akt vetëvrasës. Putin e ka përcjellë mesazhin e tij përmes një interviste televizive duke nënvizuar se Armenia duhet t’i përmbahet marrëveshjes. Marrëveshje ka hapur rrugën e lëshimeve territoriale në favor të Azerbajxhanit, çka ka provokuar protesta të mëdha në Armeni që kanë vënë në vështirësi qeverinë e Nikol Pashinyan, madje një javë më parë shërbimet armene deklaruan se kishin parandaluar një atentat ndaj tij.
Amerika, Amerika! Erdogan bën esëll Greqinë
Ndryshimi i administratës amerikane sjell me vete pikëpaytje nga më të ndryshmet për politikën e jashtme të SHBA që në katër vjet të drejtuara nga Donald Trump nuk u kuptua shumë se “ku e kishte muhabetin” në botë.
Një ndër çështjet në të cilat qëndrimi i SHBA ka qenë ambig është Mesdheu Lindor. SHBA ka qenë pro Greqisë, por një mbështetëse e madhe e Turqisë, ndërkohë që këto dy vende janë të rreshtuara në prag lufte. SHBA nuk dëshiroi në asnjë moment të përfshihej në konfliktin e tyre duke lënë të paqartë një pjesë të madhe të Perëndimit.
Kundër mbylljes së shkollave
Teksa në shkolla janë shtuar zërat për mbylljen e mundshme të shkollave, prindërit nxënësit por edhe mësuesit shprehen kundër. Ata thonë se zgjidhja nuk është mbyllja por respektimi i masave anticovid.
Protesta në Berlin kundër masave të reja shtrënguese të qeverisë për pandeminë
Paralajmërimi i qeverisë gjermane se do të shtrëngojë masat e marra në kuadër të menaxhimit të pandemisë ka provokuar protesta në Berlin. Disa mijëra njerëz janë mbledhur në qendër të kryeqytetit me thirrje kundër kancelares Angela Merkel duke detyruar policinë të ndërhyjë.