Dita Universale e Fëmijëve, Shqipëria i vetmi vend pa të dhëna për arsimin parashkollor
Sot është Dira Universale e Fëmijëve dhe në këtë kuadër, Eurostati ka publikuar disa të dhëna mbi pjesëmarrjen e fëmijëve në arsimin e parashkollor në kontinent. Matjet janë kryer në 34 rajone të BE-së ku sipas të dhënave “të gjithë fëmijet marrin pjesë në arsimin parashkollor”.
Në vitin 2018, 96% e fëmijëve mes 4 dhe 6 vjeç ishin pjesë e sistemit parashkollor; nga 6 deri në 10 rajone të BE-së kjo pjesëmarrje ishte mbi 95%.
Përqindja më e ulët u verifikua në Východné Slovensko në rajonin më lindor të Sllovakisë ku në 10 fëmijë, vetëm 7 shkonin në parashkollor dhe në Attiki të Greqisë, me 67%.
I vetmi vend në kontinent për të cilin deklarohet se nuk ka të dhëna është Shqipëria. Me njollën e vet gri në mes të vendeve të tjera duke provuar se nuk jemi as statistikë.
Add new comment