Rasti armen si sqarim për pasojat e një marrëveshjeje të mundshme për ndarjen e Kosovës

Postuar në 19 Nëntor, 2020 17:32

Situata e provokuar në Armeni duhet të shërbejë si një mësim historik i mirë për botën shqiptare që u përball në dy vitet e fundit me idenë e ndarjes së Kosovës. Në Armeni njerëzit po djegin shtëpitë në zonat që do të kalojnë në kontrollin e Azerbajxhanit, ndërkohë që në vend kanë nisur protestat. Sado që marrëveshja u negociua nga Rusia me miratimin e dukshëm të Turqisë, është e qartë se pakënaqësia në Armeni ndaj kësaj që ndodhi do të reflektohet me zhvillime politike në të ardhmen. Kjo pse marrëveshja që u negociua nga Lart nën presionin e zhvillimeve në terren është në thelb një armëpushim që nuk ka për t’u pranuar. Kohëzgjatja e konfliktit ilustron më së mirë karakterin e konfliktit ku përzihet elementi etnik me atë territorial, ndërkohë që rreshtimet gjeopolitike janë një farë garancie, por jo garanci e plotë.

Le të imagjinojmë sesi një marrëveshje e tillë do të mund të zbatohej në Kosovën e tjetërsuar territorialisht, edhe pas një të ashtuquajturi referendum popullor. Çështja e territorit është prioritare në vende si Ballkani apo Kaukazi dhe madje është e tillë edhe pse nuk asociohet me ndonjë burim eventual ekonomik. Dalja e Kosovës nga suaza serbe ezauron një kërkesë të nacionalizmit shqiptar që ka qenë pjesë e axhendave politike të çdo qeverie në Tiranë dhe e çdo apeli të elitave intelektuale. Kështu që cedimi në këtë kuadër do të rikrijonte një moment nacionalizmi që tanimë do të konsumonte energjie në vend të se të mobilizonte. Për këtë arsye, kjo që ndodh në Nagorno Karabakh dhe Armeni është ilustrimi më i mirë se çfarë do të ndodhte me një të ashtuquajtur marrëveshje paqeje që imponohet për llogari të tretëve dhe për keqllogari të dikujt që ka probleme personale. 

Comments

Submitted by Marjan (not verified) on

Ceshtja e Nagorni-Karabakut dhe ceshtja shqiptare ne Kosove nuk kane ndonje lidhje te dukshme. Nje perafrim krejt imagjinar mund te ishte nese shqiperia me forcen e armeve do ta mbante kosoven te shkeputur nga serbia, duke patur ne te njejten kohe edhe perkrahjen e fuqive te medha apo grupeve stanjative si ai i Minskut. Paralelet e hequra mes Kosoves dhe Karabakut nuk bejne pjese ne gjeometrine e Euklidit, priten diku aty nga fundi.
Armepushimi besoj se do te zgjase pafund, dhe aresyeja eshte krejt e thjeshte. Azerbaixhani nuk eshte me sa 1/5 e Armenise, po eshte 5 fishi. Nese Rusia nuk do nderhynte, jo vetem qe do largoheshin trupat armene nga Karabaku, po mund te viheshin ne rrezik serioz civilet qe kane jetuar aty gjithmone, e askush nga Armenia nuk do kishte takat te ngrinte zerin. Pare ne kete kendveshtrim, Rusia e shpetoi Karabakun nga nje shpopullim masiv i armeneve, ashtu sic pritet te "ktheje ne identitet" zonat e shpopulluara me force nga armenet. Armenet po djegin shtepite, por jo shtepite e tyre. Ata po djegin shtepite qe u moren azereve, kur i nxoren jashte.
Po flitet shume per nje nderhyrje turke. Turqia nuk ka ushtare ne Karabak dhe nuk do kete. Pasi sic mund te kuptohet lehte, prania turke ne Karabak do te ishte nje menjanim i Moskes, dhe ajo nuk ka asnje aresye te lejoje qe te tjeret te mbledhin frutat ne kopshtin e saj. Maksimumi ndihma ushtarake num te jape turku. Po nderkohe Armenia ka marre ndihma franceze gjithmone.
Nderkohe grupi i Minskut nuk pritet te beje me shume se sa disa rezoluta qe mund te shkojne deri ne rritje sanksionesh per Mosken. Sanksione te tipit "filan gjenerali rus i ngrihen asetet ne bankat franceze apo USA".
Nagorni-Karabak eshte vetem skena e nje teatri ku luajne ruse e turq, franceze e amerikane.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.