nagorno karabakh
Rasti armen si sqarim për pasojat e një marrëveshjeje të mundshme për ndarjen e Kosovës
Situata e provokuar në Armeni duhet të shërbejë si një mësim historik i mirë për botën shqiptare që u përball në dy vitet e fundit me idenë e ndarjes së Kosovës. Në Armeni njerëzit po djegin shtëpitë në zonat që do të kalojnë në kontrollin e Azerbajxhanit, ndërkohë që në vend kanë nisur protestat. Sado që marrëveshja u negociua nga Rusia me miratimin e dukshëm të Turqisë, është e qartë se pakënaqësia në Armeni ndaj kësaj që ndodhi do të reflektohet me zhvillime politike në të ardhmen.
Njoftohet marrëveshje tripalëshe për mbylljen e konfliktit në Nagorno-Karabakh
Mediat raportojnë se pas një muaji konflikti ushtarak, Armenia, Azerbajxhani dhe Rusia kanë nënshkruar një marrëveshje për ndalimin e luftimeve. Vendimi është njoftuar së pari nga kryeministri armen, Nikol Pashinyan dhe është konfirmuar më vonë nga presidenti azer, Ilham Alyiev.
Deklarata tripalëshe do të jetë një pikë kyçe në rregullimin e konfliktit