Lajme
Agjentë të të gjitha llojeve, Bashkohuni! (Ish-presidenti nuk ka folur ende me emra)
Lulzim Basha ndodhet së fundmi në shënjestrën propagandistike të kryeministrit me akuzën e çuditshme se ka punuar për shërbimet e huaja në përpilimin e dosjes kundër Hashim Thaçit. Në bindjen e opinionit se Basha është agjenti që i bëri hatanë Thaçit janë angazhuar edhe gazetarë të ndryshëm. Mirëpo kjo puna e akuzave për agjentë është e vjetër.
Një dosje patriotizmi për Thaçin, një dosje tradhëtie për Bashën...Në emër të Shqipërisë
Sot Edi Rama ka hedhur një hap më tej në ndotjen e mjedisit politik të Kosovës me ndikimet dhe manovrat e veta. Ai ka nxjerrë kryetarin e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla që të propozojë ngritjen e një komisioni parlametar për rolin e Shqipërisë në luftën e Kosovës. Duke folur në parlament rreth kësaj teme z. Balla ndër të tjera tha:
Komision parlamentar për të sqaruar rolin e Shqipërisë në luftën e Kosovës
Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, hodhi sot idenë e ngritjes së një komisioni të posaçëm parlamentar që do të qartësojë pozicionin e Shqipërisë gjatë luftës së Kosovës. Në seancën e sotme në Parlament, Balla tha se një komision i tillë duhet ngritur, me synimin që të arrihet në një rezolutë që denoncon përpjekjen për të bërë pis luftën e Kosovës.
Balla tha se lidhur me pretendimet e ngritura në raportin e Dick Marty-t nuk mjaftojnë rezolutat deklarative, por është i domosdoshëm një komision parlamentar që rishqyrton të gjitha faktet.
Moderna deklaron se vaksina e saj është 94.5% efektive
Pas vaksinës Pfizer, edhe kompania “Moderna Inc” deklaron se vaksina e prodhuar prej rezulton të jetë 94.5% efektive.
Do të kemi një vaksinë që mund të ndalë CoVid-19
Erdogan rrëzon idenë e federalizmit për Qipron: Të negociojmë zgjidhjen e dy shteteve
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka riprovokuar sërish mjedisin ndërkombëtar teksa me rastin e 37-vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Turqve Qipriotë ka propozuar një formulë ndryshe për zgjidhjen e çështjes së ishullit të shumëdiskutuar. Sipas Erdogan ideja e dy shteteve duhet negociuar meqenëse siç tha ai:
në ishull ka dy popuj dhe dy shtete
Një zbulim i papritur i Institutit të Tumoreve në Itali: Covid-19 ka qarkulluar që në verën e 2019-s
Një zbulim i papritur
Hamendësimet që koronavirusi ka qarkulluar në Europë shumë përpara se të deklaroheshin zyrtarisht rastet e para janë ngritur prej kohësh. Por një studim i ri, i kryer në Itali nga Instituti Kombëtar i Tumoreve, e çon shumë më përpara kohën e qarkullimit të virusit.
Kina shtrin ndikimin ekonomik, marrëveshje me vlerë sa 30% e PBB së globit
Pesëmbëdhjetë vende në Azi-Paqësor kanë nënshkruar marrëveshjen më të madhe të tregtisë së lirë në botë, e parë si një mundësi që Kina të zgjerojë më tej ndikimin e saj.
Partneriteti Ekonomik Gjithëpërfshirës Rajonal (RCEP) përfshin 10 ekonomitë e ASEAN së bashku me Kinën, Japoninë, Korenë e Jugut, Zelandën e Re dhe Australinë, që zënë rreth 30% të PBB-së globale.
Strategjia e Austrisë kundër Covid-19: Në përfundim të karantinës, testim masiv i popullatës
Austria hyn në karantinë, dy javë pasi masat kufizuese që kishte vendosur qeveria nuk u reflektuan në kubën e infeksioneve të reja.
Qeveria e kryeministrit Sebastian Kurz ka vendosur të mbyllë shkollar dhe aktivitetet tregtare jo thelbësore nga e marta e javës tjetër deri me 6 dhjetor.
Izraeli planifikoi vrasjen më 1982 të Arafatit duke hedhur në erë stadiumin e Bejrutit
Lajmet për organizim vrasjesh nuk kanë të ndalur kur vjen puna me një shtet si Izraeli. Një ndër gazetat kryesore në këtë vend, Yedioth Ahronoth raporton për një plan të shërbimeve izralite për të vrarë ish-liderin e Organizatës për Çlirimin e Palestinës duke hedhur në erë stadiumin e Bejrutit.
Nurembergu rikthen godinat e Nazizmit
Qyteti i Nurembergut në Gjermani ka vendosur të investojë për konservimin e godinave të kohës naziste përmes një fonid prej 85 milionë eurosh.
Është e rëndësishme për ne që të bëjmë gurët të flasin. Jo do të thotë të shpjegosh historinë pas tyre, të jesh transparent dhe përherë të këmbëngulësh ndaj “kurrë më” në këtë histori dhe në fund të udhëheqësh njerëzit duke u dhënë të gjithë informacionin