Lajme

Presidenti kinez propozon përdorimin e një kodi QR global për normalizimin e lëvizjes

Postuar në 22 Nëntor, 2020 17:36

Presidenti kinez, Xi Jinping ka propozuar përdorimin e një kodi QR- Quick Response Code – Kod i Përgjigjes së Shpejtë – global për të lehtësuar lëvizjen e njerëzve në këtë kohë pandemie. Kodi në fjalë ka krijon mundësi për lokalizim dhe gjurmim online, duke zgjidhur një ndër problemet kryesore sot. Jinping e bëri propozimin e tij gjatë fjalës së mbajtur në Samitin e G20 dhe sipas tij ky kod do të përfshijë njohjen reciproke të të dhënave të tilla si certifikata shëndeti, testin e acidit nukleik që provon praninë e patogjenëve.

4.1 mln$ me urgjencë për inceneratorin e Tiranës. Ferhati: Nevoja për menaxhim

Postuar në 22 Nëntor, 2020 14:06

4.1 milionë euro që iu kaluan me urgjencë Bashkisë së Tiranës me një amendament të propozuar 24 orë para seancës plenare të 14 nëntorit nuk mban vetëm autorësinë e deputetes Klotilda Ferhati, por edhe kolegut të saj, Ervin Bushati, i cili është nën hetim nga SPAK për pasuri të paligjshme. E pyetur nga TvT, Ferhati la të kuptohet përmes një lidhjeje telefonike se ndërhyrja e saj dhe drejtuesit politik të Partisë Socialiste për Tiranën vetëm sa  korrigjoi një nevojë të Bashkisë së drejtuar nga zoti Veliaj që lidhet me menaxhimin e mbetjeve.

Vala e radhës pritet në janar ose shkurt 2021

Postuar në 22 Nëntor, 2020 12:56

Ndërsa Europa po lufton për të kontrolluar atë që është qartazi një valë e dytë e pandemisë, në Greqi po apelojnë përmarrje masash për një valë të tretë eventuale në fillim të vitit 2021. 

 

Situata është e dëshpëruar, njësitë e terapisë intensive janë plot. Kur z. Georgiadis(ministri i Zhvillimit dhe Investimeve) të hapë ekonominë, sepse nuk ke çfarë të bësh, ne nuk do të ndalojmë së marri frymë, kam frikë se vala tjetër do të mbërrijë në janar ose shkurt. Tani po goditen të gjitha moshat

Ndërron jetë regjizori Muharrem Fejzo

Postuar në 22 Nëntor, 2020 12:27

Është ndarë nga jeta një tjetër personazh i njohur i artit dhe kinematografisë shqiptare, Muharrem Fejzo, si pasojë e infektimit me Covid-19.

Regjizori Muharrem Fejzo u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare pasi nuk arriti të fitonte betejën me koronavirusin.

Lajmi e ka bërë të ditur djali i tij, Joe Fejzo, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Zëdhënësi i Erdogan: Anëtarësimi i Turqisë në BE mbetet prioritet strategjik

Postuar në 21 Nëntor, 2020 20:37

Ndonëse është në kurs përplasjeje me një pjesë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, Turqia vazhdon të ruajë qetësinë dhe të deklarojë se e ka anëtarësimin në bllok, interest ë vetin strategji.  Zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin deklaroi se ky është synim strategjik për vendin e tij duke bërë thirrje që liderët e BE-së të heqin dorë nga paragjykimet ndaj Turqisë dhe t’i shohin marrëdhëniet me të përmes një optike strategjike.

Trump konsideron bllokimin me urdhër ekzekutiv të të drejtës së shtetësisë përmes lindjes

Postuar në 21 Nëntor, 2020 15:33

Presidenti amerikan Donald Trump po mendon të miratojë një urdhër ekzekutiv që pezullon të drejtën e shtetësisë sipas lindjes. Kushtetuat amerikane në amendamentin 14 të saj garanton marrjen e shtetësisë nëse lindin në territorin amerikan përderisa subjektivizohen juridikisht në atë territor, por Trump mendon se një urdhër presidencial e bllokon zbatimin e kësaj të drejte.

Hapet ambasada e Shqipërisë në Australi

Postuar në 21 Nëntor, 2020 14:40

Shqipëria ka hapur ambasadën e saj në Canberra të Australisë. Lajmi është publikuar edhe në mediat australiane që raportojnë se në ceremoninë e rastit kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë të komunitetit shqiptar në Australi.

Drejtues i misionit është i Ngarkuari me Punë Edmond Trako që ka qenë më parë në Lisbonë dhe në Argjentinë.

Tani është radha juaj, e Australisë që të hapni ambasadën në Shqipëri, sepse mbulimi i Shqipërisë vijon të bëhet nga Italia

citohet të jetë shprehur Trako.

Politikë për të mos e lënë botën siç ishte para pandemisë

Postuar në 21 Nëntor, 2020 12:05

Vaksina kundër SARS-Cov-2 është më në fund një produkt konkret që njësoj si për çdo sëmundje tjetër epidemike do të duhet të zgjidhte problemin e krijuar nga pandemia. Mirëpo mënyra sesi u menaxhua kjo pandemi në shkallë globale, ka provokuar një nivel të paprecedent mosbesimi në autoritetet shkencore dhe politike, të paktën për këto dekaldat e fundit. P.sh vendi ku skepticizmi për vaksinën është më i madh, është Franca.

Ndërron jetë Patriraku i Kishës serbe, Irinej

Postuar në 21 Nëntor, 2020 11:33

Patriarku i Kishës Orthodhokse Serbe Irinej ka ndërruar jetë dhe në moshën 90 vjeçare. Ai ishte diagonstikuar me CoVid-19 ditën e martë dhe sëmundja i ka përparuar shumë shpejt.

Ai ishte shtruar në spitalin ushtarak “Karaburma” në Beograd. Irinej është kleriku i dytë orthodhoks në Ballkan që ndërron jetë për shkak të CoVid-19, ndërkohë që aktualisht disa të tjerë janë prekur prej sëmundjes.

CoVid-19/A ka të ri-infektuar në Shqipëri?

Postuar në 20 Nëntor, 2020 23:52

Pandemia aktuale në Shqipëri duket se ka prodhuar edhe dukurinë e riinfektimit. Siç ndodh rëndom, informacioni për këtë temë vjen në rrugë informale dhe për ta marrë atë zyrtarisht është thuajse e pamundur.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme