Lajme

Prodhimi i pasaportave dhe kartave të identitetit jepet me koncesion me firmën e Erion Braçes

Postuar në 28 Nëntor, 2020 10:54

Qeveria ka vendosur në mbledhjen e datës 4 nëntor 2020 të japë me koncesion shërbimin e prodhimit dhe shpërndarjes së dokumenteve biometrike të identifikimit. Propozimi është bërë nga ministri i Brendshëm dhe përmes vendimit, firmosur nga zv.kryeministri Erion Braçe, Ministria e Brendshem përcaktohet si autoriteti kontraktues.

Aktualisht shërbimin e prodhimit dhe shpërndarjes së dokumenteve biometrike e ka kompania franceze Sagem dhe nuk dihet nëse ky vendim bëhet për të shtyrë më tej afatin e shërbimit, apo për të ndryshyuar formulën e menaxhimit.

Të vetmit normalë janë të sëmurët

Postuar në 28 Nëntor, 2020 00:29

Pandemia e tanishme me gjithë virusin që po i bie globit anembanë thuhet se prishi rendin e gjërave. Se cenoi normalitetin tonë se përmbysi të shkuarën.

Në të vërtetë duket se pandemia vuri në dukje se normaliteti ishte vetëm një iluzion i stabilizuar nën disa hierarki edhe ato iluzive.

Zbulohet sistem i filtrimit të ujit përdorur 2000 vjet më parë nga majat

Postuar në 27 Nëntor, 2020 22:41

Vritet drejtori i programit bërthamor, Irani akuzon Izraelin

Postuar në 27 Nëntor, 2020 17:45

Pas disa orësh pasigurie, qeveria iraniane konfirmoi se një shkencëtar shumë i rëndësishëm i lidhur me programin bërthamor iranian u vra në veri të vendit. Mohsen Fakhrizadeh ishte drejtori i përgjithshëm i programit  "Amad" (Shpresë), një program që sipas shërbimeve të inteligjencës izraelite dhe amerikane është i lidhur me studimet që Irani vijon të zhvillojë në fshehtësi për të zhvilluar bombën atomike. Programi është një lloj studimi i fizibilitetit për të kuptuar se cilat procedura duhet të ndiqen për ndërtimin e ndonjë bombe bërthamore për Republikën Islamike.

Video/Ku janë infermierët?

Postuar në 27 Nëntor, 2020 17:14

Qeveria po kërkon infermierë për nevojat e përballimit të pandemisë. Kjo situatë është e përgjithshme, por në rastin e Shqipërisë qasja ndaj burimeve njerëzore në këtë sektor flet për papërgjegjshmëri dhe pse jo tallje. Kryeministri në vetë të parë e cilësonte ikjen si mundësi për hyrjen në tregun europian të punës, një vit më vonë për disponinilitet të 4000 infermierëve, ndërkohë që sot është hapur aplikimi për 1000 infermierë. Është një situatë që mund të shmangej, qoftë edhe duke marrë seriozisht shqetësimin e ngritur prej kohësh se: mjekët dhe infermierët po ikin. 

Shkencëtarët kinezë: Sars-Cov-2 nisi në Indi dhe më herët u përhap në 8 vende

Postuar në 27 Nëntor, 2020 14:01

Shkencëtarët kinezë deklarojnë se varianti Sars-Cov-2 që preku në fund të vitit 2019 rajonin e Wuhanit në Kinë, është gjurmuar se ka qenë më herët në tetë vende të ndryshme në katër kontinente. Lajmi i përcjellë prej tyre vjen ndërkohë që Organizata Botërore e Shëndetësisë ka njoftuar nisjen e një hetimi ndërkombëtar mbi burimin e koronavirusit që shkakton sëmundjen e CoVid-19. Sipas kërkuesve kinezë të publikuar në revistën Molecular Phylogenetics and Evolution, kalimi i parë i virusit nga kafshët te njeriu mendohet të ketë ndodhur në nënkontinentin indian.

Video/Ç'kuptim ka kjo arrogancë?

Postuar në 27 Nëntor, 2020 13:03

Një polic i Policisë Bashkiake shihet sesi shkel një çantë me perime dhe jeshilllëqe të një shitësi ambulant. Dakord. Policia Bashkiake ka detyrimin të mos lejojë shitësit rrugëve në qytetin modern dhe model të Tiranës. Dhe në një vështrim strikt ligjor mund të ketë të drejtë. Po cili është kuptimi I kësaj arrogance? I kësaj harbutërie prej xhahili?

Konfiskohen pasuritë e shtetit shqiptar dhe askush nuk Informon shqiptarët

Postuar në 27 Nëntor, 2020 12:43

Sot në media është përcjellë një shkrim i gazetës austriake “Der Standard” sipas të cilit një kompani ligjore po kërkon të dijë nëse firmat austriake dhe bankat kanë aksione apo prona të Republikës së Shqipërisë, pasi këto do të konfiskohen. Arsyeja: qeveria e Shqipërisë refuzon të paguajë gjobën 100 milionë euro ndaj biznesmenit Italian, Francesco Becchetti. Ky i fundit siç dihet u akuzua në tuiter nga kryeministri i tanishëm, Edi Rama se pastronte para dhe mbi këto akuza, iu sekuestrua pasuria dhe iu mbyll edhe televizioni.

Plani europian për politikat e barazisë gjinore kundërshtohet nga Polonia dhe Hungaria 

Postuar në 26 Nëntor, 2020 21:33

Hungaria dhe Polonia dolën kundër një plani të BE-së për "promovimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave" si pjesë e politikës së jashtme të bllokut.
Përplasja e fundit me Budapestin dhe Varshavën – të cilat javën e kaluar i vunë veton buxhetit të BE-së dhe planit të rimëkëmbjes nga Covid-19 si formë kundërshtimi ndaj kritikave të BE për sundimin e ligjit - është pjesë e një beteje përshkallëzuese që të dy vendet po bëjnë mbi termin "barazi gjinore" në disa  politika të ndryshme të BE-së, që nga çështjet shoqërore deri te inteligjenca artificiale.

Hapja e Varoshës, BE drejt sanksioneve ndaj Turqisë

Postuar në 26 Nëntor, 2020 15:28

Parlamenti Europian ka adoptuar dje një amendament që hap rrugën për vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë për shkak të hapjes prej kësaj të fundit të Varoshës, qytetit bregdetar të Qipros. Amendamenti i depozituar nga Partia Popullore Europiane përcakton se:

Këshilli i Europës duhet të ruajë pozicionin e tij të unifikuar vis-à-vis me veprimet ilegale dhe të njënashme të Turqisë, të ndërmarrë veprime dhe të vendosë sanksione ndaj Turqisë

Pages

Subscribe to RSS - Lajme