Lajme
Ministër është Ky? Çështjen e pronave e zgjidh vetëm një tokësor: Edi Rama(video)
Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi ka qenë këto ditë në Finiq të Sarandës ku ka improvizuar një takim me kryetarin e Bashkisë, Kristaq Kiço, 4-5 banorë dashamirës me problematikën që kanë prej 30 vitesh në shoqërinë e një tasi ullinjsh dhe një tasi arrash. Teksa banorët flasin për problemin e pronës, ministri Çuçci shfaqet i rehatuar në karrige, me një palë syze dielli që nuk i ndan, maskën ulur në mjekërr, duke u përtypur dhe pastruar dhëmbët nga arrat me thithje precizioni.
Dosja e Kadastrës së Vlorës qëndron e mbyllur
Disa ditë më parë, përfaqësues të Top-Channel njoftonin se ditën e martë, pra nesër me datë 1 dhjetor 2020, në emisionin Top-Story do të shfaqej një material dokumentar me temë çështjen e pronave. Titulli: “Kadastra e Vlorës”. Në njoftim thuhej se materiali zbërthente të gjitha shkeljet duke ngritur pyetjen retorike: Pse pronarët e pronave në Bregdet sot janë më të varfër se më parë?
Radhë edhe te Morgu i Tiranës
Kjo ka qenë situata në morgun e Tiranës këtë të diel.
“Doli një polic atje dhe tha do jetë me radhë. Këtu vijnë një nga një dhe futet ai që është më i fortë,” shprehet një qytetar që priste pranë morgut.
Të pandehur që bëjnë adetin e patriotizmit
Prej dy ditësh përcillet në media ceremonia e rastit për festat e nëntorit. Në mënyrë shabllone lexon tituj kronikash të tipit: "Pavarësia bashkon politikën". Ose “Çlirimi ndan politikën”.
Pra kjo politikë martohet te Pavarësia dhe divorcohet te Çlirimi. Që për disa as nuk është i tillë.
Agjencia Europiane e Barnave: Nuk çon virusi në vetëvrasje. Disa ilaçe, PO
Më 11 nëntor të këtij viti, kryeministri Edi Rama deklaronte publikisht ndër të tjera se:
Një nga pasojat e futjes së këtij armiku të padukshëm në trupin e njeriut është edhe nxitja për të vrarë veten, e cila është e materializuar
Debati për mbrojtjen, Europa preferon të mërmërisë sesa të artikulojë
Debati franko-gjerman për mbrojtjen europiane duket se po përcakton deri diku koherencën në vizionin për të ardhmen e BE-së. Kreu ushtarak i BE-së, gjenerali Italian, Claudio Graziano ka folur për këtë çështje në një intervistë për “Politico”. Sipas tij Europa duhet të rrisë kapacitetet dhe mund të bëjë diçka në këtë drejtim, ndërkohë që idetë qendrore që ndajnë Francën dhe Gjermaninë dallojnë në varësinë që duhet të ketë blloku nga SHBA.
Ndërhyrje në punët e brendshme, Mali i Zi dëbon ambasadorin serb
Mali i Zi ka shpallur non grata ambasadorin e Serbisë dhe i ka kërkuar që të largohet nga vendi. Sipas Ministrisë së Jashtme malazeze, shkak për këtë vendim janë bërë ndërhyrjet e vazhdueshme në çështjet e brendshme të Malit të Zi.
Ministrja që fluturon me helikopter (e)mbrohet me fluturimin e Zajmina Vasjarit
Prej disa ditësh, Partia Demokratike akuzon ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka se ka udhëtuar për fushatë elektorale në Dibër duke përdorur helikopterë të ushtrisë. PD-ja ka publikuar edhe foto me këtë rast ndërkohë që ministrja ka heshtur.
Për ata që nuk e dinë, zonjës Xhaçka i intereson imazhi publik vetëm aq sa lajmet që dalin për të, të mos mërzisin shefin e vet që ka zakonin apo stilin që ta prish humorin duke të nisur linke lajmesh “të këqija”.
Z. Surroi kishte detyrim ndaj vetes ta dinte se "ky stan këtë bulmet ka"
Ky 28 nëntor – datë kjo që vazhdon festohet duke parë filmin “Nëntori i dytë” dhe duke dalë xhiro në bulevard, trokiti me një incident që na kujton se çfarë karikature kemi krijuar e trashëguar që nga 1912. Se kush qeveris në këtë vend dhe sesa pa vlerë janë aktet e gjeneruara ndër vite. Në Këshillin e Qarkut Kukës u vendos që Veton Surroit t’i hiqej titulli “Nderi i Qarkut” që i është dhënë më herët me motivacionin për kontribut në luftën e Kosovës.
Qeveria kërkon adresën e emigrantëve. Kush nuk e deklaron, nuk merr shërbime
Qeveria shqiptare, kjo e tanishmja, ka vendosur të marrë seriozisht veten dhe shtetin ku ka hipur duke pretenduar të marrë adresën e qëndrimit të shtetasve që banojnë jashtë territorit të Republikës. Përmes një vendimi të datës 4 nëntor, përherë me propozim të ministrit të Brendshëm, qeveria ka vendosur të detyrojë deklarimin e adresës së shtetasit shqiptar jashtë Shqipërisë, duke njoftuar se mosdeklarimi i adresës do të sjellë ndërprerjen e shërbimeve ndaj tyre që nuk janë asgjë më shumë se ato të Gjendjes Civile dhe ushtrimi eventual i të drejtës së votës.