Dosja e Kadastrës së Vlorës qëndron e mbyllur

Postuar në 30 Nëntor, 2020 11:56

Disa ditë më parë, përfaqësues të Top-Channel njoftonin se ditën e martë, pra nesër me datë 1 dhjetor 2020, në emisionin Top-Story do të shfaqej një material dokumentar me temë çështjen e pronave. Titulli: “Kadastra e Vlorës”. Në njoftim thuhej se materiali zbërthente të gjitha shkeljet duke ngritur pyetjen retorike: Pse pronarët e pronave në Bregdet sot janë më të varfër se më parë? 

Vetëm dje, kreu i Kadastrës, Artan Lame, deklaronte nga Korça se në Kadastrën e Vlorës ka patur presione kriminale, “nga poshtë dhe nga Lart” siç tha ai, duke i bërë – ndoshta rastësi!?- jehonë një çështjeje të ndjeshme. Sot përfaqësues të Top-Channel kanë përcjellë këtë njoftim:

Nuk kemi asnjë të drejtë të ngrejmë pyetje që implikojnë ndonjë akuzë apo insinuatë. Thjesht po vëmë në dukje një rend “ngjarjesh” që në pamje të parë lidhen me njëra-tjetrën dhe nëse do na lejohet të shtyhemi pak në kohë, lidhen edhe me disa akuza të bëra gjatë verës për persona të caktuar publikë. Si ndjekës televizioni, jemi në pritje të këtij emisioni që patjetër do t’i zbërthejë shkeljet e bëra.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.