Ndërron jetë regjizori Muharrem Fejzo
Është ndarë nga jeta një tjetër personazh i njohur i artit dhe kinematografisë shqiptare, Muharrem Fejzo, si pasojë e infektimit me Covid-19.
Regjizori Muharrem Fejzo u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare pasi nuk arriti të fitonte betejën me koronavirusin.
Lajmi e ka bërë të ditur djali i tij, Joe Fejzo, nëpërmjet një postimi në Facebook.
“Lamtumirë babo. Pusho në paqe në krahët e të madhit Zot, e të gjithë të dashurve atje sipër. Më fal që nuk të përkëdhela dot, e s’të dhashë dot një gotë ujë, nuk meriton një ikje të tillë. Artisti ynë. Miku ynë. Babai i përgjëruar. Bashkëshorti i jetës”, shkruan djali i regjisorit.
Gjatë karrierës së tij, regjisori Muharrem Fejzo realizoi mbi dhjetëra filma të tjerë, midis të cilëve mund të përmenden: Operacioni "zjarri" në vitin 1973 dhe "Mësonjtorja" në 1979.
Filmin e tij të fundit "Muri i gjallë", Muharrem Fejzo e realizoi në vitin 1989.
Në vitin 1972 Muharrem Fejzo, së bashku me regjisorin Fehmi Hoshafi, realizoi filmin "Kapedani", komedinë e parë që vazhdon të konsiderohet edhe sot si një nga kryeveprat e kinemasë shqiptare.
Comments
Regjizor shume i mire!
Regjizor shume i mire!
Add new comment