Politikë për të mos e lënë botën siç ishte para pandemisë
Vaksina kundër SARS-Cov-2 është më në fund një produkt konkret që njësoj si për çdo sëmundje tjetër epidemike do të duhet të zgjidhte problemin e krijuar nga pandemia. Mirëpo mënyra sesi u menaxhua kjo pandemi në shkallë globale, ka provokuar një nivel të paprecedent mosbesimi në autoritetet shkencore dhe politike, të paktën për këto dekaldat e fundit. P.sh vendi ku skepticizmi për vaksinën është më i madh, është Franca. Vetëm 54% e njerëzve do të pranonin të bënin vaksinën duke ngritur kështu shqetësime serioze për shëndetin publik, por edhe për qeverinë. Moshat e mëdha janë më të predispozuara ta bëjnë vaksinën dhe si arsye nxirret mosbesimi. Një mosbesim që është në thelb kriza më e madhe e kohës sonë. Dhe si zgjidhet kjo? Recetat janë krejt joproduktive dhe kur ato artikulohen nga vende si Franca, ne e kemi të thjeshtë të imagjinojmë se ku ka mbërritur shoqëria.
Jam pro një vaksinimi të detyrueshëm nëse është e nevojshme. Kur vaksinohesh, nuk e ke vetëm për vete, është një formë solidariteti dhe mbrojtjeje për gjithë shoqërinë
është shprehur presidenti i Senatit Gerald Larcher gjatë një interviste televizve.
Çështja këtu është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse këtu po shtrohet për diskutim përgjegjësia mbi shëndetin e individit që bashkërenditet si pjesë e shëndetit publik pa lënë mundësi zgjedhjeje. E drejta publike këtu depërton po aq thellë sa dikur projektet biologjike të nazizmit, ndonëse përmes një forme të debatit publik. Nga ana tjetër, skepticizmi për vaksinën i lidhur pikërisht me mosbesimin ndaj institucioneve e bën dyfish më të vshtirë këtë urdhëresë që pretendon politikani francez meqenëse nuk ka sesi të ketë rend publik dhe paqe sociale kur një qeveri imponon rrjedhën e shëndetit tim të cilin nuk ia besoj dot.
Kriza mesa duket është vetëm në fillimet e veta dhe ajo po na provon se qeveritë nuk kanë ose nuk dinë të vënë në zbatim plane të trajtimit të situatave të tilla duke adaptuar. P.sh si të besosh te vaksina dhe vaksinimi kur edhe në Tiranë, ka farmaci që nën zë nuk ta rekomandojnë vaksinën kundër gripit sepse ka provuar që jep efekte të forta anësore. Një tjetër apel jo inkurajues vjen nga Italia. Mikrobiologu Andrea Crisanti, i bërë i njohur që mesazhet dhe shpjegimet e tij gjatë fazës së parë të pandemisë, ka deklaruar se:
unë vaksinën e janarit nuk do ta bëja
Sipas tij vaksinat duan 5-18 vjet për t’u zhvilluar dhe për pasojë kjo që shihet tani nuk krijon besueshmëri. Deklaratat e tij kanë provokuar debate, por ndërkohë që vaksina, edhe kështu si është ofron të vetmen mundësi objektive për të pretenduar se do të rikthehemi në normalitet, ka të tjerë që po punojnë ndoshta që ky normalitet të mos rithehet më.
Bill Gates është tanimë një lloj profeti i një të ardhmeje ndryshe ku njerëzimi mbyllet në shtëpi dhe punën që andej duke ulur kështu dëmin ekologjik.
Sot një pjesë e të punësuarve përdor smart working që mundëson të punosh nga shtëpia pa shkuar në punë. Kjo kontribuon me ulje me 50% të udhëimeve, duke minimizuar trafikun urban, hekurudhor dhe ajror. Parashikimi im është që gjysma e udhëtimeve për punë do të zhduket dhe ne do të kalojmë 30% më pak ditë pune në zyrë
është shprehur Gates.
Kështu pandemia po kapitalizohet si një forcë drejt një ndryshimi të llojit të jetës sonë duke goditur socializimin më së shumti. Është disi e pabesueshme të thuash se kjo është vetëm për shkak të një sëmundjeje, pasi sëmundje njerëzimi ka kaluar përherë. Vetëm kësaj radhe sëmundja po kualifikohet si forcë për zbatimin e projekteve që e shohin planetin si lulishte dhe njerëzit si mikrobe.
Comments
Deklarata si kjo e Gates jane
Deklarata si kjo e Gates jane indicie qe tregojne se virusi mund te mos jete rastesi e natyres.
Add new comment