Gates

Politikë për të mos e lënë botën siç ishte para pandemisë

Postuar në 21 Nëntor, 2020 12:05

Vaksina kundër SARS-Cov-2 është më në fund një produkt konkret që njësoj si për çdo sëmundje tjetër epidemike do të duhet të zgjidhte problemin e krijuar nga pandemia. Mirëpo mënyra sesi u menaxhua kjo pandemi në shkallë globale, ka provokuar një nivel të paprecedent mosbesimi në autoritetet shkencore dhe politike, të paktën për këto dekaldat e fundit. P.sh vendi ku skepticizmi për vaksinën është më i madh, është Franca.

Gabimi ynë: Nuk vlerësuam rëndësinë e maskës

Postuar në 18 Shtator, 2020 16:51

Bill Gates ka dhënë një intervistë për revistën gjermane “Spiegel” në të cilën ka folur gjerësisht për situatën e pandemisë së krijuar nga koronavirusi. I pyetur mbi ato që mund të quhen gabimet kryesore të bëra gjatë pandemisë, Gates ka cilësuar mosvlerësimin e rolit të maskave.

Gates: Ishim me fat që sëmundja nuk ishte më fatale. Do dalim nga kjo situatë nga fundi i 2021-t

Postuar në 14 Gusht, 2020 18:54

Bill Gates mendon se në fund të vitit 2021 bota do të ketë shpëtuar nga makthi i koronavirusit. Përmes një interviste dhënë për Bloomberg, miliarderi i Microsoft, ka deklaruar se deri në fund të vitit tjetër mund të shpresohet për kthim në normalitet, ndërkohë që çështja e vaksinës është komplekse.

Budallallëku, padija dhe hiletë simetrike gjatë pandemisë

Postuar në 07 Gusht, 2020 19:09

U bënë muaj që bota mbarë jeton e detyruar në kushtet e pandemisë së provokuar nga CoVid-19, e cila përveç numrit të vdekjeve ka krijuar kushtet e një sifde të hapur ndaj të gjithë raportit të besimit ndaj institucioneve.

Ne po shohim përditësim protokollesh dhe vlerësimesh mbi vetë virusin. Do të duhet të mbahet parasysh se vetë sistemi shëndetësor i vendeve kryesor ndryshoi klasifikimin e sëmundshmërisë së virusit që nuk quhet më mirëfilli respirator. Ky është një dallim shumë i rëndësishëm që përcakton jetën e pacientit, mjekimin e tij dhe pasojat.

Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë. 500 milionë dollarë më shumë sesa Bill Gates

Postuar në 27 Korrik, 2017 22:35

Pas një rekordi për vendin e parë si njeriu më i pasur në planet, drejtuesi i Microsoft, Bill Gates, ka zbritur në vend të dytë. Ai është zëvendësuar nga drejtuesi i Amazon, Jeff Bezos, pasuria e të cilit vlerësohet në 90 miliardë dollarë, ose 500 milioë më shumë sesa ajo e Gates. Lëvizjet në bursë të martën, rritën aksionet e Amazon me 1.6% që e përkthyer në pasuri të shtuar për Bezos shkon në 1.4 miliardë dollarë më shumë. Gates kryesonte listën e revistës Forbes për 18 vjet në 23 vitet e fundit dhe mbretërimit të tij i ka ardhur fundi.

Drejt një tregu pune të automatizuar/Gates dhe Zuckerberg apel brezit të ri

Postuar në 28 Maj, 2017 10:45

Bota po ndryshon dhe me gjasë ky ndryshim në një të ardhme shumë të afërt do të ndihet me pasoja radikale te të gjithë. Sot në ShBA njerëz si Mark Zuckerberg, Bill Gates apo Elon Musk po paralajmërojnë se koha e robotëve po vjen edhe për tregun e punës duke imponuar zhvendosje në të mëdha në relacionet njerëzore dhe strukturën ekonomike. Kjo ëhstë sfida e brezit të ri të studentëve që në ndryshim nga prindërit e tyre nuk kanë më sigurinë e një karriere.

Bill Gates: Edhe robotët të paguajnë taksa

Postuar në 21 Shkurt, 2017 10:35

Robotët dhe automatizimi janë duke u bërë gjithmonë e më shumë pjesë e jetës së njerëzve dhe kjo ka filluar të reflektohet edhe në integrimin e tyre normal në jetën e përditshme. Nga ky diskutim nuk mund të mungojë një nga pionierë e teknologjisë, bashkëthemeluesi i Microsoft Bill Gates, i cili propozon për aplikimin e taksave për robotët që zëvendësojnë njerëzit në zonat e punës.

Bill Gates paralajmëron rrezikun nga bioterrorizmi

Postuar në 19 Janar, 2017 20:55

Bill Gates paralajmëroi në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit se  njerëzimi kërcënohet nga një formë e re terrorizmi për të cilën nuk jemi të përgatitur. Fondacioni Bill dhe Melinda Gates është pjesë e Koalicionit, i cili fokusohet në krijimin e vaksinave që mund të ndalojnë shpërthimin e sëmundjeve të ardhshme.

Por teksa  organizata ka rreth 700 milionë $ për të shpenzuar, Gates spreh shqetësimin ato nuk do të jenë të mjaftueshme për të ndaluar këtë lloj kërcënimi.

Subscribe to RSS - Gates