Bill Gates paralajmëron rrezikun nga bioterrorizmi
Bill Gates paralajmëroi në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit se njerëzimi kërcënohet nga një formë e re terrorizmi për të cilën nuk jemi të përgatitur. Fondacioni Bill dhe Melinda Gates është pjesë e Koalicionit, i cili fokusohet në krijimin e vaksinave që mund të ndalojnë shpërthimin e sëmundjeve të ardhshme.
Por teksa organizata ka rreth 700 milionë $ për të shpenzuar, Gates spreh shqetësimin ato nuk do të jenë të mjaftueshme për të ndaluar këtë lloj kërcënimi.
“Bioterrorizmi, apo terrorizmi që synon përhapjen e qëllimshme të epidemive, mund të bëhet një çështje serioze”- tha Gates, duke argumentuar nevojën për ta luftuar atë që tani. "Është shumë e vështirë për ta vlersuar probabilitetin e bioterrorizmit, por dëmi i mundshëm është shumë, shumë i madh”-theksoi miliarderi amerikan.
Gates foli për rreziqet e epidemive të qëllimshme dhe natyrore në Forumin Ekonomik Botëror në fillim të javës dhe ai ka në plan për ta diskutuar këtë çështje në detaje në një konferencë Mynih në muajin shkurt.
"Mendoj se një epidemi nga shkaqe natyrale apo e shkaktuar me qëllim është e mundshme të shkaktojë të themi deri në 10 mijë vdekje”- tha Gates. "Problemi është se si ne të parandalojmë një grup të vogël të terroristëve që mund të përdorin mjete bërthamore ose biologjike për të vrarë miliona njerëz”, - shtoi ai. Mesazhi i Gates ka filluar të merret seriozisht, të paktën në mesin e kolegëve të tij të teknologjisë.
http://www.businessinsider.com/bill-gates-warns-about-bio-terrorism-thre...
Add new comment