Lajme
KE: Kush nuk respekton të drejtat e komunitetit LGBTQI humbet fondet e BE-së
Komisioni Europian ka tërhequr vëmendjen ndaj vendeve anëtare të BE-së për respektimin e të drejtave të komunitetit LGBTQI. Në një intervistë për “Politico”, Komisionerja për Barazinë, Helena Dalli tha se vendet që nuk respektojnë të drejtat e këtij komuniteti do të humbasin fondet e Unionit.
Jam shumë e vendosur për këtë. Sepse është një mënyrë shpresojmë për të sjellë vendet anëtare në linjë duke u thënë “Ok, nuk ke për të marrë pjesën e fondeve nëse nuk respekton sundimin e ligjit”.
Radhë për grafi dhe përplasje te Dispanseria
Dyert e dispancerisë përballen çdo ditë me fluks të shtuar qytetarësh që paraqiten për konsulta dhe grafi.
Në shumë raste, nevojitet ndërhyrja e forcave policore për të normalizuar radhët, por edhe konfliktet e pacientëve me mjekët.
TvT
Kryeministri kundërpërgjigjet me video ekskluzive: Oh, sa mirë të jesh në Senatorium!
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në faqen e tij në Facebook pamje ekskluzive nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Videot paraqesin spitalin dhe mjekët që pozojnë për televizionin e qeverisë në një kronikë publicitare që duket sikur do të mbyllet: Sa mirë të jesh te “Shefqet Ndroqi”.
Pa asnjë provë/Një nga pasojat e futjes së virusit në trup është edhe nxitja për të vrarë veten
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot për të mbrojtur publikisht punën që po bëhet në spitalet e vendit kundër pandemisë.
Nga timoni në tepsi/Edi Rama cakton zv.ministër të Financave "ekspertin që flet brroçkulla"(video)
Sot mediat kanë raportuar se kryeministri Edi Rama ka emëruar në detyrën e zv.ministrit të Financave, Besart Kadinë, i trajtuar si ekspert ekonomie dhe me funksione në Partinë Demokratike. Kadia është i disati zyrtar “opozitar” që merr funksione publike nga qeveria e z. Rama, e cila sipas një zhargoni të Qëndrestarëve do të duhet të njihet si qeveria e Neobllokmenëve. Në fillim Visho Ajazi që shkoi ambasador, më tej Ridvan Bode në Bankën e Shqipërisë, tani Kadia. Siç mund të shihet z. Rama nuk heq dorë nga bashkqeverisja. Jo me PD-në, aboslutisht jo. Por me ekselentët.
Kryepeshkopi Janullatos infektohet me CoVid-19. Zgjedh Athinën për t'u kuruar
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Anastasi, është infektuar me Covid-19. Aktualisht mësohet se gjendja e tij është e mirë, pasi ka shfaqur simptoma të lehta. Megjithatë, ai është dërguar në Athinë, në spitalin “Evangelismos”. Kryepeshkopi Anastas, 91 vjeç, do të mbahet nën monitorimin e mjekëve përgjatë ditëve në vijim, ndërkohë që merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njoftimin për transferimin në Athinë e ka bërë Kisha Orthodhoske Autoqefale e Shqipërisë.
11 pikat e marrëveshjes për Nagorno-Karabakun. Rusia lë jashtë Turqinë
Paqja e ndërmjetësuar nga Rusia në konfliktin azero-armen në Nagorno Karabakh parashikon 11 pika të cilat janë bërë sot publike. Konkretisht marrëveshja e firmosur nga tre përfaqësuesit e përfshirë në diskutime janë:
Armëpushimi hyn në fuqi në mesnatën e 10 nëntorit me orën e Moskës.
Azerbajxhani dhe Armenia do të qëndrojnë në pozicionet aktuale.
Armenia dhe Azerbajxhani do të shkëmbejnë robërit e luftës.
ShBA nuk e njeh pretendimin e Greqisë për 10 milje hapësirë ajrore
Gazeta greke “Kathimerini” referon sot një raport të Departamentit Amerikan të Shtetit sipas të cilit vihet në dukje fakti se ShBA nuk njeh pretendimin e Greqisë për hapësirën e vet ajrore.
Pompeo: Do ketë tranzicion të butë drejt një mandati të dytë të Trump
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka deklaruar gjatë një konference për shtyp mbajtur në institucionin që ai drejton se pas rinumërimit të çdo vote të ligjshme do të ketë një tranzicion të butë drejt një administrate të dytë të Donald Trump.
Do të ketë një tranzicion të butë drejt një administrate të dytë të Trump…Ne do të numërojmë të gjithë votat...
Shqipëria, mish i huaj në një treg rajonal me të cilin nuk ka lidhje të natyrshme
Sot është zhvilluar i ashtuquajturi Samit i Sofjes, pjesë e Procesit të Berlinit. Në këtë takim është vendosur ngritja e Tregut të Përbashkët Rajonal ku përfshihet Shqipëria, Bosnje&Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Serbia.