Lajme
I akuzojnë për Aferë me bazën e Sarandës. Bisht Palla është lënë për mandatin e tretë
Artur Meçollari, një ish-ushtarak aktiv i Forcës Detare, me një rol të rëndësishëm edhe në një proces delikat si ai i negociatave për marrëveshjen detare me Greqinë, ka zbuluar në faqen e tij në Facebook atë që e quan Aferë të Tjetërsimit të Bazës Ushtarake Detare të Limionit në Sarandë. Siç dihet kjo bazë me sipërfaqe 3.5 ha u dha para disa kohësh me konçesion kompanive të poseduara nga Shefqet Kastrati për 1 euro.
Zhvillohet takimi i parë informal mes dy përfaqësuesve të Qipros
Është zhvilluar dje në zonën e ndërmjetme në Nikozia të Qipros takimi i parë informal mes presidentit të Qipriotëve greke, Nicos Anastasiades dhe presidentit Eris Tartar të Qipriotëve Turq. Takimi është zhvlluar nën ndërmjetësinë e Elizabeth Spehar, kreu i Forcës Paqeruajtëse të OKB-së në Qipro dhe ai ka zgjatur dy orë.
Arkeologët turq pretendojnë se kanë zbuluar skeletin e Fermerit të Parë të Anatolisë Perëndimore
Arkeologët në Turqi pretendojnë se kanë zbuluar skeleton e atij që e quajnë Fermeri i Parë në Anatolinë Perëndimore. Gërmimet janë kryer në një zonë të quajtur Bahçelievler pranë Bilecik dhe mendohet se daton 8 500 vjet më parë. Skeleti i përket një mashkulli të moshës 14-15 vjeç dhe sipas profesorit Erkan Fidan ai është më i vjetri i gjetur në Anatolinë Perëndimore që i përket periudhës së Neolititi-Gurit të Ri.
Protesta në Tajlandë kundër ndalimit të Pornhub
Qeveria tajlandeze ka provokuar reagime të shumta me anë të vendimit të saj për të ndaluar shfaqjen në territorin e vendit të 191 faqeve me përmbajtje pornografike. Mes këtyre faqeve është edhe Pornhub, faqja më e klikuar e industrisë pornografike në botë. Pikërisht ndalimi i kësaj të fundit është bërë më së shumti temë debate.
Teatri i demokratizimit
Nuk ka në memorien e brezit tonë një moment ku politika të kuptohet pa prezencën e amerikanëve.
Margariti po tenton të “kapë” 15 mln €
Me propozimet e ndryshimeve ligjore "Për të drejtën e autorit, “de facto” në tavolinë, dhe me kundërshtinë për të shkrirë Sportelin Unik për Administrimin e së Drejtës së Autorit, takimet e këtyre ditëve të ministres së Kulturës Elva Margariti me artistët, fshehin sipas Genc Fugës, të tjera qëllime. Aktori dhe regjisori, gjithashtu anëtar i Agjencisë së Administrimit Kolektiv e të Drejtave të Artistëve Interpretues/Ekzekutues, shpjegon për “TvT” skemën e Ministrisë.
Receta deri në 80 mijë lekë për Covid-19
Pandemia ka rritur ndjeshëm shitjen e disa medikamenteve siç janë vitaminat apo antibiotikët, por nga ana tjetër ka ulur shitjen e ilaçeve të tjera. Në një intervistë për TvT, farmacistja Drita Venetiku thotë se moslëshimi i recetave nga mjekët për shkak të situatës epidemiologjike dhe shmangies së kontaktit fizik mjek-pacient ka ulur shitjet e një pjese të medikamenteve, krahasuar me periudhën para pandemisë.
Greqia drejt mbylljes së dytë
Greqia mund të shkojë drejt një mbylljeje të dytë. Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, tha se një mbyllje e dytë në të gjithë vendin mbetet një hap i mundshëm për të frenuar përhapjen e koronavirusit, nëse një sërë kufizimesh të reja që hynë në fuqi të martën në mëngjes nuk ulin kurbën e infeksioneve të reja.
Hapet xhamia e parë në Athinë
Është hapur në kryeqytetin grek, Atinë, xhamia e parë për besimtarët myslimanë. Këtë të hënë besimtarët kanë nisur faljen pas 14 vjet pritjeje që nga momenti i aplikimit në vitin 2006.
Sekretari i Përgjithshëm i Besimeve Fetare, Giorgios Kalantzis e ka cilësuar hapjen e xhamisë si një shenjë të lirisë dhe demokracisë në Greqi.
Imami i xhamisë është shtetasi grek me origjinë marokene, Zaki Mohammed.
Tallje ndërkombëtare për Macron, Lukashenko: Mund të ndërmjetësoj mes tij dhe myslimanëve
Presidenti francez Emmanuel Macron ka marrë dje një ofertë cinike nga Minsku. Homologu i tij bjellorus, Alexander Lukashenko ka ofruar ndërmjetësim mes Macron dhe myslimanëve duke theksuar se ai nuk do t’ia lejonte vetes komente si ato të Macron.