Lajme
S’e lë dot pa e mbrojtur Bollinon
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka parë të arsyeshme të dalë në mbrojtje të botuesit Carlo Bollino, që sipas tij po sulmohet nga presidenti Ilir Meta. Një mbrojtje që vjen për shumë arsye, por që tradhëton siklete që "nuk" kupton.
Investigim dhe rrugaçëri mediatike
Në Shqipëri ka disa ditë që është zbuluar ai që po quhet skandali i pasaportave. Në qendër të këtij skandali është vënë Presidenti i Repulikës Ilir Meta që akuzohet se ka dhënë shtetësi jashtë kuadrit ligjor dhe për persona me precedentë penalë. Çështja ka dalë në skenë në kontekstin e një tjetër skandali, atij të inceneratorëve dhe është e lehtë të kuptohet se një skandal kundërbalancohet me një skandal tjetër.
Ndotja e Fjalës së Lirë
Sot në disa media të opozitës është qarkulluar një koment I drejtorit të kabinetit të Kryeministrit Endri Fuga që del në skenë sa herë mendon se pala tjetër ka rënë në kurth dhe çdo koment nuk gjeneron më replika. Shkruan Fuga në tuiter i cituar prej këtyre mediave:
Ndërron jetë drejtuesi i Samsung, lë pas 20.9 miliardë dollarë pasuri
Lee Kun-hee, themeluesi dhe arkitekti i suksesit të gjigandit të elektronikës, Samsung, ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare. Ai kishte gjashtë vjet në trajtim pas një ataku në zemër. Drejtroi ekzekutiv i korporatës. Chung Sun-sup ka deklaruar se Kun-hee ishte një simbol i ngritjes së Koresë së Jugut dhe mënyrës sesi ajo përqafoi globalizmin, ndaj për këtë arsye do të kujtohet nga shumë koreanë.
Franca tërheq ambasadorin e vet nga Turqia
Marrëdhëniet mes Francës dhe Turqisë kanë pësuar një tjetër krisje me vendimin e Parisit zyrtar për të tërhequr për konsultime ambasadorin e vet në Ankara. Mediat franceze raportojnë se vendimi është marrë pas deklaratave të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan sipas të clit presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka nevojë për kontroll mjekësor për shëndetin mendor.
Xhepa: Inceneratorët, hap i gabuar dhe abuziv
Kritik jo vetëm për inceneratorët, koston e madhe të ndërtimit, por dhe mungesën e transperencës është eksperti i ekonomisë Selami Xhepa. Për TVT ai gjithashtu i ka cilësuar abuzive investimet me Partneritet Pubik Privat nga qeveria shqiptare duke thelluar borxhin publik.
Letërsia e vjetër, gjuhët klasike dhe rëndësia e botimit të një fjalori latinisht të Henrik Lacajt
Letërsia e vjetër dhe studimi i gjuhëve klasike përballë brezit të ri dhe kontributet e sjella në këtë drejtim pas viteve ’90-të përbëjnë një fushë me interes sa specifik aq edhe të përgjitshëm në aspektin kulturor të hapësirës shqiptare.
Pikërisht kësaj fushe, së fundi i shtohet edhe një studim i ri, “Gjurmime filologjike mbi latinitetin dhe shkrimet e vjetra shqipe” me autore Evalda Pacin.
Video/Debati që evidenton vetëm paragjykimet e një elite të rreme
Në studion e Top-Channel është zhvilluar një diskutim mbi ngjarjet e fundit në Francë ku gjeti vdekjen një mësues dhe u rihap debate për karikaturat e profetit Muhamed. Samuel Paty kishet treguar një karikaturë të Charlie Hebdot në klasën e vet dhe për pasojë edhe vrasja e tij nga një person me origjinë çeçene.
Debati në Top-Channel ka vënë përballë një avokate, Migena Balla dhe ish-ministren e Arsimit Mirel Kumbaro, e nderuar nga shteti francez si dhe përkthyesin Edmond Tupja.
Putin nuk përjashton krijimin e një aleance ushtarake mes Rusisë dhe Kinës
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka deklaruar mundësia e një aleance ushtarake me Kinën, nuk mund të përjashtohet në të ardhmen. Ai ka folur për këtë çështje pasi është pyetur gjatë një videokonference me ekspertë të politikës së jashtme, ndërkohë që deri më tani Rusia dhe Kina kanë vlerësuar partneritetin strategjik, por kanë përjashtuar opsionin e një aleance.
Teorikisht ne nuk kemi nevojë për aleancën ushtarake me Kinën, por është shumë e mundshme që kjo gjë të imagjinohet
Apelit të të burgosurve të Agimit të Artë i mungon Christos Pappas
Një nga drejtuesit kryesorë të Agimit të Artë, partia e ekstremit të djathtë në Greqi, Christos Pappas, është shpallur në kërkim pasi nuk gjendet. Mediat raportojnë se policia shkoi në shtëpinë e Pappas pak pasi gjykata dënoi me burgim disa drejtues të Agimir të Artë, por ai ishte larguar. Avokati i tij, Periklis Stavrianakis ka deklaruar se Pappas ka zgjedhur të veprojë kështu, pra të mos paraqitet para autoriteteve.