Investigim dhe rrugaçëri mediatike
Në Shqipëri ka disa ditë që është zbuluar ai që po quhet skandali i pasaportave. Në qendër të këtij skandali është vënë Presidenti i Repulikës Ilir Meta që akuzohet se ka dhënë shtetësi jashtë kuadrit ligjor dhe për persona me precedentë penalë. Çështja ka dalë në skenë në kontekstin e një tjetër skandali, atij të inceneratorëve dhe është e lehtë të kuptohet se një skandal kundërbalancohet me një skandal tjetër. Që e vërteta nuk është qëllim kjo kuptohet fare lehtë nga mënyra sesi u pompua investigimi dhe se për cilat arsye po shfryhet ai. Gazetari Adriatik Doçi që firmosi investigimin e publikuar në median e Carlo Bollinos është sulmuar nga zëdhënësi i Presidenti, Tedi Blushi, përmes një e-maili ku rezulton se Doçi në vitin 2017 kërkonte punë si socialist te deputeti Sadri Abazi. Më poshtë e-mail:
Siç shihet presidenca ka gjetur një argument ku të kapet për të diskredituar investigimin. Shtuar këtu faktin se kreu i shtetit ka akuzuar përmes akuzave të Alfred Pezës Carlo Bollinon si njeri të lidhur me biznese të dyshimta në Itali. Pra një gazetar që është socialist i vetëdeklaruar dhe një botues që lidhet me afera të dyshimta.
Sigurisht që teksa lexon këtë rrjet intrigash, njeriu kupton se balta e njërit ka llangosur edhe tjetrin, se fajtori Meta për shkak të ceneve të akuzatorëve është shndërruar deri diku në viktimë, pikërisht sepse këto cene kompromentojnë qëllimin e sulmit. Nga ana tjetër, socialistët e kësaj beteje pa asnjë lloj skrupulli janë mbrojtur në një mënyrë që të lë të cmeritur: Alfred Peza që dikur formulonte akuzat që sot Meta përdor ndaj Bollinos, ka dalë me një shënim tipik të tijin, ku me parimin e Shvejkut deklaron se ajo që ai ka thënë nuk e justifikon presidentin. Çështja këtu është se kuadër të katapultës së baltës që po lexojmë, Peza nuk thirret si gjyqtar i presidentit, por si konfirmues ose përgënjeshtrues i akuzave që ka bërë vetë. Por detyrën ndaj publikut zotëria ndoshta e ngatërron me detyrën ndaj Partisë e cila iu gjend gjatë aferës 1 milionë dollarë. Një shumë që për ironi përkon me 1 miliardëshin e Carlo Bollinos.
Më tej akoma, gazetari investigativ, Adriatik Doçi, ka kaluar në sulm personal ndaj Blushit, edhe ky vetë një i keqpërdorur i vetëdijshëm në historitë e Ilir Metës, duke shkruajtur për dashnorë dhe dashnore. Një degradim total që na ilustron se kush pompohet për merita të veçanta në mediat e këtij vendi. Ajo që bashkon treshen e gazetarëve në fjalë është ai që quhet peccato di omissione të cilën z. Bollino me siguri e di shumë mirë se çfarë është. Skandali i komunikimit në këtë rast është më i madh se vetë skandali i pasaportave që fryhet e tirret nga kryeministri gjë që provohet fare mirë nga teksti skandaloz i projektligjit për Presidencën.
s.zaimi
Comments
Skandali i komunikimit nuk i
Skandali i komunikimit nuk i sjell dem sigurise kombetare permes abuzimit me pushtetin. Keshtu si po vazhdoni ju nuk keni shanse ta zbrisni edin nga ai vend.
Siguria kombetare? Eshte
Siguria kombetare? Eshte dicka shume serioze ky term sa per t’ia ngjitur Shqiperise. Kush tha qe kemi synim te zbresim Edin, apo Edvinin nga aty ku eshte?
Thashe edin. Edvin sikur i
Thashe edin. Edvin sikur i thote sala. Apo Sala dhe ju?
E kerkon dekriminalizimi
E kerkon dekriminalizimi pagezimin me te verteten. Mos e kini kompleks!
Krejt pa lidhje. Jeni shume
Krejt pa lidhje. Jeni shume fukarenj. Nuk gjeni argumenta dhe shetisni dege me dege. Keni venr bast tek budallalleku i shqiptareve. Bast i humbur
E gjete edhe kete.
E gjete edhe kete.
Ne kush? Nuk me lidh asgje me
Ne kush? Nuk me lidh asgje me edi ramen. Por te hidhesh dege me dege per tju shmangur thelbit te debatit ne rastin me te mire eshte fukarallek. Ne rastin tuaj eshte deshperim. Me cudit fakti qe i jeni sulur nje lukuni me hiena dhe spo e vini dot perfund.
Ate e rrezon vetem populli.
Ate e rrezon vetem populli. Mediat - te pakten ne - nuk kane kete qellim. Por te thuhet per aq sa mundet e verteta. Sidomos per ata qe marrin vendime. Pastaj iken apo rri, e vendos populli qe ka vendosur perhere.
Per sa na perket nuk besojme se iken. Berishes i ndodhi Gerdeci dhe fitoi, Metes videoja e u be me 22 deputete. Pse duhet te beje z. Rama perjashtim?
Sa per thelbin e argumentit qe e tund si flamur besoj se ke nje keqkuptim me veten. Ate - ketu- nuk e cakton ti. Ti po ke deshire diskuton mbi argumentin e shkrimit qe publikohet nga Ne. Kaq.
Asnje koment qe nuk merret me shkrimin por me qellimet e faqes dhe atyre shkruajne nuk do te botohet. Tung!
Mbi argumentin diskutova. Nuk
Mbi argumentin diskutova. Nuk eshte faji im qe ai mungon.
Add new comment