media
Këshilla se për çfarë (nuk)duhet shkruajtur
Nuk duhen anatemuar bluzat e bardha. Mjekët janë aty për të shpëtuar jetë!
Ja këshilla që lexon sapo një skandal i radhës pushton sektorin e skandaleve si shëndetësia.
Gazetari nuk shkruan për gazetarin se tani jemi kolegë.
Nuk duhet shkruar për bankat dhe mikrokredite se sulmohet sistemi dhe përhapet panik.
Duhet shkruar pët politikën, gjyqësorin, policinë, doganat, Samir Manen dhe Shefqetin dhe duhen zbardhur debatet apo Saliu nga Dritarja.
Obama: Murdoch, përgjegjës për polarizimin e shoqërisë
Media e ka fajin për tensionet në shoqëri. Kjo po bëhet tashmë një bindje globale që duket se do të ndikojë në rregullime shtesë për sektorin. Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka akuzuar kreun e perandorisë mediatike, manjatin e “News Corp”, Rupert Murdoch, se ka ndikuar më shumë se kushdo për të theksuar polarizimin e shoqërisë. Duke folur në një takim në Sidney të Australisë, Obama ka folur për një dukuri globale, atë të ndarjes së shoqërisë.
Rusia: Një Provokim i Madh do të inskenohet në OKB më 22 shkurt
Kremlini ka paralajmëruar dje për atë që e quajti “ngjarja e madhe” lidhur me konfliktin në Ukrainë e që sipas Komandës së Përbashkët ruse për Përgjigjen Humanitare do të ndodhë para sesionit të 11-të të Veçantë të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
KE miraton ngritjen e gjashtë njësive të reja kundër dizinformacionit mediatik
Komisioni Europian ka miratuar krijimin e gjashët njësive të reja të luftës kundër dizinformacionit përveç tetë të tjerave që janë aktive që nga viti 2021.
Gjashtë njësitë e reja do të përfitojnë 8 milionë euro financim për të rritur kapacitetet e Observatorit Europian të Medias Dixhitale.
Gjendet shpjegimi për ikjen masive të shqiptarëve: Fajtore, Media. Kultivon psikologji fataliste
Portali “tesheshi.com” ka paraqitur këtë shpjegim për ikjen e njerëzve nga Shqipëria:
Luftë apo histeri lufte ndaj Ukrainës?
Lufta në Ukrainë po trumbetohet si eventualitet emergjent në Europë aq sa presidenti amerikan Joe Biden foli për një sulm rus në muajin shkurt. Mirëpo ajo që disa media në Perëndim po vënë në dukje është fakti se Kievi zyrtar po e përcjell me qetësi këtë situatë duke shprehur madje mosdakordësi të mëdha për mënyrën sesi po menaxhohet kriza nga SHBA. Përveç presidentit Volodymyr Zelenskiy, një sërë zyrtarësh të lartë ukranias po flasin me një gjuhë krejt tjetër nga ajo që cilësohet si histeria mediatike e një lufte në Ukrainë.
Vincent Bolloré, perandori i Fjalës së Lirë në Francë
Jemi mësuar që kur vjen puna te media, apo fjala e lirë, Kritika dhe shqetësimi të asociohet me regjime autokratike, autoritare apo hibride. Të vjen në mendje, Rusia, Kina, Turqia apo edhe vendet e gjirit. Mirëpo së fundmi shqetësime mbi atë që po ndodh me median janë ngritur edhe ën Francën e Lirisë dhe Barazisë.
Open Balkan refuzohet nga tri vende. Në Tiranë sulmohet vetëm Kosova!!!
Servilizmi mediatik për mbështetjen e minishengeni nuk ka të ndalur. Armiku më i ri i integrimit të Ballkanit Perëndimor në Tiranë shtë shpallur Albin Kurti. Që ia ka prishur midenë kryeministrit të Shqipërisë, që e di shumë mirë se në Kosovë nuk para e honepsin. Ta lëmë mënjanë gjykimin mbi nismën, përmbajtjen e saj. Të merremi me sjelljen e z. Rama që hedh gurin e fsheh dorën pas zhurmës që bën media pranë tij.
BaBoLeaks dhe SPAK
Korriku nuk mbeti pa lajme. Këto ditë të fundit të tij në mediat sociale ka shpërthyer një kapilar debati që ngjan të jetë zgjatim i një arterieje të vjetër që nuk pëson asnjëherë sklerozë. Një gazetar i mediave të Carlo Bollinos, shkruan në profilin e vet në Facebook, se Anila Basha, drejtuese e një portali dhe aksionere e shqiptarja.com ka marrë para publike. Sipas zotërisë, Basha paguhet 250 dollarë për një shkrim nga Albpetrol.
Besimi te media, rekordin e mban Europa veriore
Finlanda është vendi, qytetarët e të cilit kanë besimin më të madh te mediat. Një studim i kryer së fundmi nga Instituti Reuters dhe nga qendra kërkimore e Universitetit të Oksfordit tregon se besimi në mediat e lajmeve në Finlandë është më i larti në botë. Ekspertët e shpjegojnë këtë me traditat kulturore, pandeminë dhe nivelin e lartë të besimit të Finlandës në institucione.