Obama: Murdoch, përgjegjës për polarizimin e shoqërisë
Media e ka fajin për tensionet në shoqëri. Kjo po bëhet tashmë një bindje globale që duket se do të ndikojë në rregullime shtesë për sektorin. Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka akuzuar kreun e perandorisë mediatike, manjatin e “News Corp”, Rupert Murdoch, se ka ndikuar më shumë se kushdo për të theksuar polarizimin e shoqërisë. Duke folur në një takim në Sidney të Australisë, Obama ka folur për një dukuri globale, atë të ndarjes së shoqërisë.
Ka edhe një tjetër faktor që çon në këtë polarizim. Është global, nuk është unik për SHBA-të dhe kjo është ndryshimi në media dhe historinë që u tregohet njerëzve. Dhe është një person me të cilin ju ndoshta jeni të familjarizuar, emri i parë i të cilit është Rupert që ka përgjegjësi për shumëçka nga kjo…
Ai perfeksionoi ata që është një prirje e gjerë…Tashmë është një perëndim i egër dhe një copëzim i medias…Nuk ka më një bashkëbisedim apo një histori të përbashkët. Dhe ekonomia e media, kliket, bazohen tashmë mbi atë sesa e tërheq vëmendjen tënde
ka thënë Obama.
Murdoch drejton një prej perandoritë më të mëdha mediatike në botë me qindra entitete, lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare duke kontrolluar dhe ndikuar mbi një pjesë të madhe të opinionit botëror. Të paktën atij në Perëndim.
Add new comment