murdoch

Obama: Murdoch, përgjegjës për polarizimin e shoqërisë

Postuar në 29 Mars, 2023 14:27

Media e ka fajin për tensionet në shoqëri. Kjo po bëhet tashmë një bindje globale që duket se do të ndikojë në rregullime shtesë për sektorin. Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka akuzuar kreun e perandorisë mediatike, manjatin e “News Corp”, Rupert Murdoch, se ka ndikuar më shumë se kushdo për të theksuar polarizimin e shoqërisë. Duke folur në një takim në Sidney të Australisë, Obama ka folur për një dukuri globale, atë të ndarjes së shoqërisë.

BBC rishikon dokumentarin mbi dinastinë Murdoch: Kemi qenë korrektë

Postuar në 21 Gusht, 2021 16:48

Një dokumentar i BBC-së mbi manjatin e mediave, Rupert Murdoch, ka rezultuar korrekt në pjesën më të madhe të tij, pas pretendimeve të ngritura nga personazhi kryesor për mënyrën sesi është paraqitur në të. Debati mes Murdoch dhe BBC-së mbi dokumentarin me titull “Ngritja e dinastisë Murdoch”, me tre pjesë, ka nisur që në transmetimin e pjesës së parë, në korrik të vitit 2020. Murdoch pati thënë në atë kohë se seria e dokumentarëve "nënkuptonte se ai përbënte një kërcënim për demokracinë liberale".

Murdoch: Facebook të paguajë mediat serioze

Postuar në 23 Janar, 2018 12:43

Manjati i medias Rupert Murdoch i bëri thirrje Facebook-it të paguajë një tarifë për mediat e konsideruara si "të besueshme". Një ditë më parë  Mark Zoukermbergk deklaroi se për të luftuar dezinformimin,  rrjeti më i madhi social do t'u japë përparësi lajmeve nga burime të besueshme.
Por Murdoch, pronar i News Corp, i cili  ndër të tjera, kontrollon edhe kanalin amerikan Fox, The ëall Street Journal, The Times i quan të pamjaftueshme propozimet e Zuckerbergut.

Sky Tv dhe debati për ofertën e Murdoch - një rast i dobishëm për gjykimin mbi mediat

Postuar në 02 Shtator, 2017 19:47

Ed Miliband, ish-drejtues i Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe, aktualisht deputet, shkruan në gazetën “The Guardian” për një operacion të madh që po ndodh në median e këtij vendi. Grupi Murdoch që zotëron 21st Century Fox, News Corp, Times, The Sun, Wall Street Journal etj., po synon të blejë 100% të aksioneve të Sky Tv. Kjo për Miliband është shqetësuese jo në sensin e një operacioni në treg, por nisur nga disa konsiderata etike që sipas tij kërcënojnë higjenën e ushtrimit të lirisë së shprehjes dhe ndoshta vetë këtë të fundit.

Subscribe to RSS - murdoch