KE miraton ngritjen e gjashtë njësive të reja kundër dizinformacionit mediatik

Komisioni Europian ka miratuar krijimin e gjashët njësive të reja të luftës kundër dizinformacionit përveç tetë të tjerave që janë aktive që nga viti 2021.
Gjashtë njësitë e reja do të përfitojnë 8 milionë euro financim për të rritur kapacitetet e Observatorit Europian të Medias Dixhitale.
Njësitë e reja dotë mbulojnë vendet si Bullgaria, Gjermania, Estonia, Greqia, Kroacia, Qipro, Letonia, Lituania, Hungaria, Malta, Austria, Rumania dhe Sllovenia dhe funksionimi i tyre presupozohet të kontribuojë në krijimin e një komuniteti multidisiplinor që mbledh së bashku akademikë, kontrollues të pavarur, gazetarë që do të jenë edhe një lloj jurie kundër fushatave dizinformuese.
Add new comment