Luftë apo histeri lufte ndaj Ukrainës?

Postuar në 30 Janar, 2022 16:26

Lufta në Ukrainë po trumbetohet si eventualitet emergjent në Europë aq sa presidenti amerikan Joe Biden foli për një sulm rus në muajin shkurt. Mirëpo ajo që disa media në Perëndim po vënë në dukje është fakti se Kievi zyrtar po e përcjell me qetësi këtë situatë duke shprehur madje mosdakordësi të mëdha për mënyrën sesi po menaxhohet kriza nga SHBA. Përveç presidentit Volodymyr Zelenskiy, një sërë zyrtarësh të lartë ukranias po flasin me një gjuhë krejt tjetër nga ajo që cilësohet si histeria mediatike e një lufte në Ukrainë.

Nuk ka as të dhëna se po përgatitet një sulm

citohet kreu i Grupit Parlamentar të partisë së Zelenskiyt, David Arkhamia. Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurimit dhe të Mbrojtjes, një njeri me karrierë të gjatë, shton se situata është e njëjta me atë të tetë viteve më parë, duke akuzuar se tensioni që po ngrihet është një Pazar mes palëve.

Masmedia po ngre këtë jashtë përmasave dhe kjo është në interesin e Rusisë

thotë ai.

Ka disa arsye pse Zelenskiy nuk po kërkon të intonojë retorikën e tij me atë të Perëndimit. Ai nuk u beson amerikanëve për faktin se ndonëse i qëndroi presionit të administratës Trump për akuzat e ngritura ndaj Biden dhe përfshirjen e djalit të tij në Ukrainë, vetë ky i fundit nuk bëri asgjë nëkëmbim kur u bë president. Administrata e tanishme nuk e kundërshtoi me projektin e Nord Stream 2 që zhvlerëson pozicionin e Ukrainës në furnizmin me gaz të Europës.

Referencat e sjella këtu nga këta zyrtarë janë në fakt pjesë e një shkrimi të revistës “Spiegel”, një media e Gjermanisë, vendi me më pak predispozicion për të acaruar marrëdhëniet me Kremlinin dhe që është përfitues kryesor i Nord Stream 2.

Berlini është ndalur te gjuha e SHBA dhe po flet për sanksione, pa marrë asnjë iniciativë diplomatike siç bëri kancelarja Angela Merkel që ishte një ndër kontributoret e Marrëveshjes së Minskut. Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck ka folur për një “vijë të kuqe” të cilën nëse Rusia e kalon “e di që do të provokojë vendosjen e sanksioneve të dhimbshme”. Mirëpo kur pyetet për furnizimin me armë të Ukrainës, i njëjti ministër thotë se:

Do të ketë një marrëveshje brenda NATO-s dhe hapa e mëtejshëm do të diskutohen aty

Kështu Gjermania po relativizon dispozitat e angazhimit të aleancës në funksion të interesave të veta ekonomike me Rusinë, interesa të cilat favorizojnë për keq perceptimin e një gjermanocentrizmi në mes të BE-së. Që këtej edhe qëndrimi rus që sipas ministrit të Jashtëm Lavrov, konsiston në mbrojtjen e interesave ruse që po kalibrohen në qendër të Europës në marrëveshje me palë si Gjermania duke vënë praktikisht në pikëpyetje rreshtimin ideologjik në marrëdhëniet ndërkombëtare

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.