media
Gara e përditshme e tre të mëdhenjve: Kush është më i zgjuari?
I ndiqni replikat ditore mes kryeministrit dhe rivalëve të tij dixhitalë, presidentit dhe kryetarit të PD-së? Ka media pranë kryeministrit që nuk përtojnë të raportojnë çdo përrce të Edit duke bërë edhe interpretime origjinale.
Pasioni për ta dredhur
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duket se do ta përfshijë goditjen ndaj gazetarëve në arsenalin e vet elektoral. Disa ditë pas daljes së tij në emisionin “Opinion” ku u fol gjerësisht për koncesionet inceneratorëve, z. Rama ka autorizuar dy qëndrime: njërin në formë kronike denoncuese për atë që e quan si dizinformim nga ana e gazetarit Armand Shkullaku dhe tjetra një dedikim për Filip Çakulin. Një nga problemet që iu vu në dukje z. Rama ishte sjellja me gazetarët, veçanërsiht me z. Rakipllari dhe Shkullakun.
Abc-ja e gazetarisë "moderne": Titulli shpiket
E tremb edhe inskenimi demokratik i PD-së
Lulzim Bashës i dhanë partinë. Ia bënë gati dhe atij i duhej vetëm të qeshte. Sigurisht që fati personal dhe politik i këtij njeriu ka acaruar shumë njerëz, ka prodhuar shumë armiq. E megjithatë ai është konsideruar përherë si dhurata më e mirë për ata që e kalërojnë pushtetin në këtë vend duke vjedhur. Përfshirë njerëz në media që janë fshesa dhe koshi i mbeturinave te politikës.
Lajmi është sipërmarrje sociale
Alan Rusbridger i ka bindur të pasurit që informacioni i saktë nuk duhet t’u rezervohet vetëm elitave. The Guardian, të cilin ai e drejtoi nga viti 1995 deri në 2015, është falas për lexuesit në internet. Nuk duhet të paguash asgjë për ta lexuar. Përkundrazi, lexuesit bëjnë pagesa vullnetare dhe të ardhurat që mblidhen tani janë mjaftueshëm të larta që “The Guardian” të mos varet më nga reklamat.
A i detyrohet ekzistenca e“TheGuardian” një biznesmeni të mençur, i cili e kuptoi që gazetaria është një shërbim publik?
Zëdhënësi i Beti Njumës dhe Ylli Ndroqit
Personi që zyrtarisht kryen detyrën e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, ka dalë sot me një propozim: të krijohet një media e re, e pavarur. Shkas për këtë është bërë situata e fundit që sipas Metës është shqetësuese.
Dua sot të shpreh solidaritetin më të fortë me të gjithë gazetarët që janë në një presion brutal nga të gjitha drejtimet për shkak të tmerrit nga raportimi i të vërtetave të tyre në publik.
Imagjinoni sikur këtë ta kishte bërë Berisha - dy fjalë për tamponët mediatikë të PS-së
Dikur, në mesin e viteve ’90, kur Shqipërinë e kishte vizituar privatisht ish-presidenti amerikan, George Bush i vjetri, në radhët e socialistëve nisi të gjallëronte thashethemi se Berisha do t’i jepte Sazanin amerikanëve.
Kaq e ngulitur ishte ideja se një bazë për amerikanët ishte e barazvlefshme me shitjen dhe humbjen e solidaritetit, saqë ai vlente si argument politik kundër një pushteti që ç'është e vërteta nuk e humbiste rastin t’i krijonte probleme vetes.
Shqipëri e vërtetë është edhe kjo. Madje kjo është Shqipëria
Shqipëria e vërtetë punon, Shqipëria e vërtetë prodhon
Kjo është një frazë që kryeministri Edi Rama me ministrat e vet e përdorin si një formë antiteze ndaj Shqipërisë që tregon media.
Një fshatar, një fermer, një zanatçi, një student e sapodiplomuar jashtë, këta dhe të tjerë janë lënda e parë e kësaj fabule, e kësaj përralle të mbrame që mbron Shqipërinë e rilindur.
Pushteti, çdo pushtet do të gjejë përherë diçka për t’u mbrojtur. Për të deklaruar: ja se çfarë bëmë ne që askush para nesh nuk e bëri.
Njihni shpirtin binjak të Edi Ramës
Rahul Gandhi duhet të japë dorëheqjen si kryeministër i Indisë me të gjithë kabinetin e vet të paaftë. Qëkurse ai fitoi mandatin e dytë në vitin 2019 Gandhi ka bërë dëme të mëdha në sistemin demokratik, duke emëruar “liberalë” fanatikë në të gjitha punët me rëndësi, duke refuzuar që të japë llogari ndaj shtypit të lirë dhe duke sulmuar çdo institucion që përbëjnë demokracinë më të madhe në botë.
Kur medias i mbetet të shpjegojë pazaret e politikës
Ardian Dvorani është liruar (nuk është e qartë nëse ky është termi i saktë) nga detyra që mbante në Gjykatën e Lartë. Vendimin e ka marrë Këshilli i Lartë Gjyqësor duke hequr nga rruga një person që kishte provokuar me veprimet e tij tensione me presidencën.
Ai që dukej deri më dje si i paprekshëm, është sot i nxjerrë në rrugë me një procedurë të cilën vetë e ka quajtur gafë juridike. Mirëpo kush i mundëson dhe ligjëron gafa të tilla veç politikës? Askush. Ndaj meriton pak vëmendje ky moment.