Imagjinoni sikur këtë ta kishte bërë Berisha - dy fjalë për tamponët mediatikë të PS-së
Dikur, në mesin e viteve ’90, kur Shqipërinë e kishte vizituar privatisht ish-presidenti amerikan, George Bush i vjetri, në radhët e socialistëve nisi të gjallëronte thashethemi se Berisha do t’i jepte Sazanin amerikanëve.
Kaq e ngulitur ishte ideja se një bazë për amerikanët ishte e barazvlefshme me shitjen dhe humbjen e solidaritetit, saqë ai vlente si argument politik kundër një pushteti që ç'është e vërteta nuk e humbiste rastin t’i krijonte probleme vetes.
Pak vite ikën nga kjo kohë, kur në vitin 1998, të drejtën për të ndihmuar ushtrinë shqiptare në ringritjen e bazave të veta në Jug e morën grekët. Mirëpo prania ushtarake greke në Jug nuk u përjetua në analogji me shitjen drithëruese të Sazanit tek amerikanët, për arsye të dominimit propagandistik të PS-së. Nëse një gjë e bëjnë të tjerët, ajo mund të sulmohet duke i apeluar çdo lloj instinkti. Nëse atë e bëjmë Ne, atëherë pakënaqësitë i shprehim me mendje, ose duke folur si në kohën e Enver Hoxhës, nën zë dhe me miqtë.
Të vijmë pak më tëhu në kohë. Në vitin 2009, qeveria Berisha nënshkroi marrëveshjen e detit me Greqinë. Menjëherë, PS-ja ndërmori fushatën, gjeti nja dy hartografë që një herë shpallën se humbëm 350 km2, pastaj e ndërruan prapë dhe ja Berisha doli tradhëtari më i madh i atdheut. Sot kjo marrëveshje as nuk negociohet dhe as publikohet se mbi cila piketa po ecën. Është ky një detyrim sidomos nga precedent që u luajt në vitin 2010. E megjithatë askush nuk i shkon në mendje të thotë se Edi Rama është tradhëtar. Pse? Për atë arsye që thamë më sipër, si dhe për faktin se shumica e opinionistëve në median shqiptare funksionojnë si tamponët gjatë menstruacioneve. Ata nuk lënë gjakderdhjen të duket.
Zoti Rama thoshte së fundmi se unë nuk e akuzoj askënd për hajdut, tradhëtar etj., sepse nuk ma lejon edukata. Ama ai autorizon çdo lloj beteje mediatike, sado e pistë, sado e ndyrë dhe e dëmshme qoftë, ai lufton personalisht për titra dhe tituj. Por jo publikisht. Pas perdes. Sepse nëse të akuzojë nuk ja lejon edukata, të manipulojë dhe infektojë, ja mundëson kultura e tij dhe mentaliteti prej frikacaku.
Rasti më fundit i disfunksionit erektil në opinionin publik shqiptar që funksionon vetëm kur bilbilit i bie media e socialistëve, është projektligji për pakicat. Me 300 firma ti kërkon të shpallesh pakicë. Përveç nja dy ankesave nga Xhufi e Beqir Meta, si dhe ndonjë tjetri, drafti kaloi në heshtje. Të imagjinojmë çfarë do të ndodhte sikur këtë draft identik ta kishte propozuar qeveria e Berishës. Është e kotë ta shtjellojmë skenarin e pompuar në media nga zanatçinjtë e fekaleve që për eufemizëm i quajnë analistë. Tradhëtia, UDB-ja, antishqiptarzmi do të ishin kryetemë e komenteve, ndërkohë që Xhufi apo ndonjë tjetër nuk do të ishte aq i kujdesshëm duke apeluar rishikiim të projekligjit. Do të flisnin gjerë e gjatë për synimet e njohura të Berishës si e si për ta helmuar edhe më tej imagjinatën e njeriut të ri shqiptar që i ngjan atij peshkut që sado që ta lëshoh në ujë pasi e zë, shkon prapë ta hajë karremin.
Comments
Propaganda-manipulimi-imponimi
Shume artikull i sakte dhe ceshtja qe trajtohet eshte nje fakt esencial qe nuk eshte konstatuar shume me perpara ose nuk eshte trajtuar si fenomen i rendesishem. Eshte dukur si dicka krejt normale propaganda e PS. Ne kete propagande i miri, i keqi, imponohen sipas interesave te tyre dhe cdo mendim i lire luftohet me presione brutale nga ushtria e propagandes! Kontribut te forte per kete ka dhene edhe Top Channel me skemat e tija manipulative!
Add new comment