Rusia: Një Provokim i Madh do të inskenohet në OKB më 22 shkurt
Kremlini ka paralajmëruar dje për atë që e quajti “ngjarja e madhe” lidhur me konfliktin në Ukrainë e që sipas Komandës së Përbashkët ruse për Përgjigjen Humanitare do të ndodhë para sesionit të 11-të të Veçantë të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Regjimi i Kievit, mbështetur nga vendet europiane dhe SHBA po përfundon përgatitjet për një provokim të madh mediatik përmes të cilit do të akuzohet Federata Ruse, para nisjes së punimeve të sesionit më 22 shkurt për shkelje të rënda të angazhimeve në kuadër të Konventës për Sigurinë Bërthamore gjatë operacionit special në Ukrainë
citon agjencia ruse e lajmeve “Tass”, deklaratën.
Po sipas këtij paralajmërimi supozohet se “regjimi i Kievit” planifikon të ofrojë “evidenca substanciale” për komunitetin botëror që do të tentojnë të provojnë se:
si pasojë e veprimeve të ushtarëve rusë në Chernobil dhe në zonën e Përjashtimit në shkurt -prill 2022 ndodhi një kontaminim radioaktiv i një pjese të rëndësishme të territoreve të Ukrainës
Sipas palës ruse, synimi i këtij provokim është detyrimi i disa vendeve që nuk i janë bashkuar sanksioneve anti-ruse në politikën pro tyre dhe shpresë e krijimit të një gjykate ndërkombëtare.
Sesioni i jashtëzakonshëm mbahet më datën 22 shkurt dhe është thirru më datë 10 shkurt nga disa vende perëndimore.
Add new comment