tedi blushi
Investigim dhe rrugaçëri mediatike
Në Shqipëri ka disa ditë që është zbuluar ai që po quhet skandali i pasaportave. Në qendër të këtij skandali është vënë Presidenti i Repulikës Ilir Meta që akuzohet se ka dhënë shtetësi jashtë kuadrit ligjor dhe për persona me precedentë penalë. Çështja ka dalë në skenë në kontekstin e një tjetër skandali, atij të inceneratorëve dhe është e lehtë të kuptohet se një skandal kundërbalancohet me një skandal tjetër.
E pazakontë, Presidenti kundërshton procesin vendimmarrës të Kuvendit pa pritur finalizimin e aktit
Presidenti i Republikës ka deklaruar sot përmes zëdhënësit të tij se Parlamenti përbëhet nga deputetë ilegjitimë.
Lidhur me lajmet e fundit për disa ndryshime kushtetuese, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thekson se Kuvendi aktual ka vetëm 82 deputetë legjitimë, ku përfshihen edhe tre deputetët të cilët nuk pranuan të dorëhiqeshin pas vendimit të Opozitës së Bashkuar
tha zëdhënësi Tedi Blushi.
Çka do të thotë se çdo akt që miratohet me shumicë mbi 82 deputetë për presidentin është jokushtetues.
Presidenti: Ambasada e SHBA ka shantazhuar zëdhënësin tim. Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes
Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaron se zëdhënësi i tij është shantazhuar nga një ambasadë e huaj. Përmes një postimi në Facebok, Meta thotë se shantazhin e ka bërë një ambasadë e huaj.
Po, zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash.
Kam kërkuar hetim të menjëhershëm.