Lajme

Lideri i Ballkanit nuk firmos asnjë letër. Deti shkon në Arbitrazh

Postuar në 20 Tetor, 2020 18:51

Kryeministri Edi Rama ka bërë sot atë që di të bëjë më mirë: të heqë nga bytha e vet problemet. Me një kravatë kuqezi, sa për të vjedhur lajmet dhe titujt e servilëve të medias që ka blerë, kryeministri njoftoi se ka rënë dakord me palën greke se do të çojnë në gjykatë ndërkombëtare çështjen e kufirit detar. Ky është një opsion që çaktivizon një kartë të fortë elektorale kundër tij tani që opinioni është helmuar me idenë fikse se deti po shitet. Dhe deri në shqyrtimin e çështjes në gjykatë ndërkombëtare z. Rama ka kohë të livadhisë i qetë me gënjeshtrat e zakonshme me fasada dhe bojëra.

Integrimi e ka kthyer BE-në në palë të interesuar për kapjen e shtetit në Ballkanin Perëndimor

Postuar në 20 Tetor, 2020 17:51

Mungesa e besimit dhe solidaritetit në marrëdhëniet ndërkombëtare, pandemia COVID-19 dhe gjendja e demokracisë dhe kapja e shtetit ishin temat kryesore të Forumit të 10-të të Sigurisë të Beogradit, me titull "Pa besim nuk ka paqe", i cili u mbajt online më 20 tetor. Ndër të ftuarit në panel ishte edhe Donika Emini, kandidate për PhD në Politikë dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin Westminster.

Sindroma Inflamatore Multisistemike te fëmijët për shkak të CoVid-19

Postuar në 20 Tetor, 2020 14:55

Shkencëtarët në SHBA kanë hedhur dritë mbi komplikimet afatgjata dhe shumëdrejtimëshe që CoVid-19 mund të ketë te disa fëmijë të infektuar. Në dallim me muaj më parë kur në Itali dhe Britaninë e Madhe këto komplikime u klasifikuan si zhvillimi i Sindromës së Kavasakit, sot mendimi është se kemi të bëjmëme Sindromën Inflamatore Multisistemike.

Lajmi i vizitës së Dendias është Foto-kollarua

Postuar në 20 Tetor, 2020 13:57

Vicklat elektorale me fytyrën e protestës

Postuar në 20 Tetor, 2020 12:12

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ndodhet sot për vizitë në Tiranë. Sipas axhendës që është publikuar zyrarisht Dendias pritet të takohet me homologët e tij Cakaj dhe Rama, kryeministrin, presidentin e Republikës Ilir Meta, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha si dhe kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Termat e vizitës janë të njohura dhe Dendias nuk e ka fshehur se ai do të tentojë të vërë në vijë edhe çështjen e shumëpërfolur të kufijve detarë me Shqipërinë.

Cilët ekspertë po vendosin për maskat në rrugë?

Postuar në 20 Tetor, 2020 11:53

Gjoba për maskën në rrugë është një mjet për të sensibilizuar qytetarët.

Kështu ka deklaruar sot kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili edhe këtë dalje e ka rregulluar që ta bëjë si formë replike ndaj presidentit të vendit, Ilir Meta.

Dokumentari që provoi pedofilinë në kishën polake, dorëhiqet një prej peshkopëve që fshehu abuzimet

Postuar në 19 Tetor, 2020 16:35

Akuzat për mbulimin e skandalit të abuzimit seksual e kanë detyruar kreun e një dioqeze në Poloni të paraqesë dorëheqjen te Ati i Shenjtë. Papa Françesku pranoi të shtunën dorëheqjen e 68-vjeçarit Edward Janiak nga udhëheqja e dioqezës polake të Kaliszit. Vendimi lidhet me akuzat ndaj tij se ka mbuluar në të kaluarën disa raste të abuzimit seksual të të miturve nga një klerik në dioqezën e tij.

Kisha Katolike lumturon 15 vjeçarin nga Umbria, Carlo Acutis

Postuar në 19 Tetor, 2020 01:02

Kisha Katolike ka orkestruar së fundmi një ceremoni të pazakontë që paralajmëron një hap drejt rivendosjes së kontakteve me brezin e ri dhe heqjen e uniformës së rëndë të kanoneve tradicionale të saj. Nën drejtimin e Papa Francceskut është kryer ceremonia e lumturimit të Carlo Acutis, një 15 vjeçar që vdiq në vitin 2006 nga leuçemia. Acutis ishte nga Asizi i rajonit të Umbrias dhe sipas Papës ai ishte shenja për të rinjtë se “lumturia e vërtetë vjen kur vendos Zotin të parin”.

Dështojnë në treg, kompanitë private propozojnë sigurim të detyrueshëm për tërmetet

Postuar në 18 Tetor, 2020 18:51

Revista “Monitor” ka publikuar pak ditë më parë një shkrim me titull: Sigurimi për fatkeqësitë/Do të presim edhe një tërmet tjetër?

Pasioni për ta dredhur

Postuar në 18 Tetor, 2020 15:38

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama duket se do ta përfshijë goditjen ndaj gazetarëve në arsenalin e vet elektoral. Disa ditë pas daljes së tij në emisionin “Opinion” ku u fol gjerësisht për koncesionet inceneratorëve, z. Rama ka autorizuar dy qëndrime: njërin në formë kronike denoncuese për atë që e quan si dizinformim nga ana e gazetarit Armand Shkullaku dhe tjetra një dedikim për Filip Çakulin. Një nga problemet që iu vu në dukje z. Rama ishte sjellja me gazetarët, veçanërsiht me z. Rakipllari dhe Shkullakun.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme