Cilët ekspertë po vendosin për maskat në rrugë?
Gjoba për maskën në rrugë është një mjet për të sensibilizuar qytetarët.
Kështu ka deklaruar sot kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili edhe këtë dalje e ka rregulluar që ta bëjë si formë replike ndaj presidentit të vendit, Ilir Meta.
Çohet presidenti e flet për gjobën e maskat si shantazh ndaj lirive e të drejtave të njeriut, se për të që vetëm president nuk është s’ka rëndësi fare asgjë tjetër përvece si të helmojë e dëshpërojë popullin e vet në mënyrë që pastaj kur të vijnë zgjedhjet të mbledhë ca të mundet për atë shpk e tij të degraduar e falimentuar nga helmi e dëshpërimi.
Iimagjinoni mbretëreshën e Anglisë të dalë e të thotë që gjoba për maskën që në Britani është nga më të lartat është shantazh ndaj lirive dhe të drejtat, imagjinoni të dalë presidenti i Francës, kancelarja, presidenti i Italisë, ndërkohë që sot gjoba në Nju Jork shkon deri në 15 mijë dollarë për shkelje të rregullave të vendosura dhe mos mbajtjen e maskës aty ku është e detyruar dhe vetëm kur vrapon e heq.
Si mund të bësh karshillëqe të tilla sikur je në pyll? Në Shqipëri 3 mijë lekë, më shumë se sa mjet disiplinimi është një shtysë për të rritur sensibilizimin se në fund të ditës edhe kjo vlen dhe të gjitha mjetet duhen përdorur
është shprehur kryeministri.
Është i njëjti njeri që i pyetur pak ditë më parë në një studio televizive për këtë çështje, tha se vendime të tilla i marrin ekspertët. Mirëpo cilët janë këta ekspertë që këshillojnë mbajtjen e detyruar të maskës në rrugë, por jo në bare dhe restorante, që thonë mbani maskën kur jeni duke ecur, por jo nëse jeni në biçikletë apo duke shkuar për aktivitet fizik?
Sepse me të vërtetë që ose dinë diçka shumë serioze që nuk e dimë ne të tjerët, ose thjesht kanë miratuar atë që u kërkon kryeministri që ka dhënë prova se paradoksin e ka normë. Përndryshe duhet sqaruar kjo punë sepse me të ëvrtetë që po përjetojmë fazën e debilitizimit të qeverisë që nuk arrin të argumentojë edhe një gjë kaq të thjeshtë.
Add new comment