Lajme
Rusia propozon vendosjen e paqeruajtësve të vet në Nagorno-Karabak
Ministri i jashtëm rus, Sergey Lavrov ka njoftuar sot se Rusia mendon të vendosë vëzhgues ushtarakë në linjat e kontrollit të rajonit të Karabkut, përfshirë së fundmi nga luftime mes armenëve dhe azerëve. Sipas Lavrov vendosja e vëzhguesve do të bëhet me synim garantimin e paqes, ndonëse ka shtuar se vendimi final për këtë u takon të dyja vendeve të përfshira në konflikt.
Video/Shpërthimi i dy bombave më të mëdha të Luftës së Dytë Botërore në Poloni
Bombat u shpërthyen në kanalin Piast, pranë qytetit Swinoujscie dhe u evakuuan 750 njerëz. Bombat ishin të tipit "Tallboy", prodhim britanik, me peshë 5,400 kg, me mbushje 2,400 kg eksploziv.
Pandemia po teston besueshmërinë e Perëndimit
BBC-ja raporton këto orë se në Britaninë e Madhe do të nisë testi për ndikimin e vitaminës D kundër CoVid-19. Raportime të tjera thonë se Johnson&Johnson ka ndërprerë testimet për vaksinën kundër CoVid-19 për shkak të dëmeve anësore që ajo ka sjellë.
Rrumpalla si arkitekturë politike
Ky u bë diktator, bën çfarë do!
Kjo është një fjali që e dëgjon shpesh së fundmi nga njerëz që nuk e durojnë dot më këtë qeveri, por që nuk dinë si t’i japin dum çështjes së mungesës së alternativës. Për një parantezë: socialistët bëhen të pështirë, demorkatët të urryer. Shumëkush mund të kujtojë socialistët e Fatos Nanos në vitin 2004-2005, të kujtojë Fatos Nanon dhe delirin e tij, derisa siç edhe e tregojnë vetë i erdhi një pusullë e futi nja ca hithra bythëve.
Foto/Rrethohet lulishtja te Vëllezërit Frashëri. Shënimi: Kujdes, zonë e rrezikshme!!!
Lulishtja në sheshin e vogël ku ndodhen statujat e Vëllezërve Frashëri është rrethuar sot me kangjella metalike mbi të cilat është vënë një tabelë: Kujdes, zonë e rrezikshme!
Asnjë njoftim tjetër, as njoftim punimesh, thjesht një rrethim aty ku përditë shohim fëmijë që luajnë. Rrethimi ka lënë jashtë vetë statujat dhe fushën e vockël të basketollit duke bllokuar një lulishte për të cilën dikur u mburrën se ishte një xhevahir i shtuar në qytetin e shumicës së heshtur.
Teza e Tetorit/Gjyqtarët më të korruptuar se Unë, Meta, Berisha dhe Basha!!!
Gjatë një fjale të mbajtur sot në konferencën kundër krimit të organizuar, kryeministri Edi Rama ka deklaruar ndër të tjera se:
Koka e korrupsionit në Shqipëri nuk janë politikanët, por koorporatat e gjyqtarëve. Nëse nuk vendoset në themel të sistemit të drejtësisë kurbani i korrupsionit 30 vjeçar, ngrehina nuk do të qëndrojë
Për të vijuar pak më tej se:
Nuk janë të gjithë njësoj në institucione dhe as në politikë. Ndarja e shapit nga sheqeri duhet ta bëjë sistemi i drejtësisë.
Propagandë globale për maskën në rrugë. Raportohet si alarmant një rast riinfektimi i 5 qershorit
Sot në disa media online shqip ka qarkulluar ky tekst:
Qipro ndërpret programin e shtetësisë përmes investimeve pas skandalit të publikuar nga Al Jazeera
Qeveria qipriote ka ndërprerë në “mënyrë të papritur” programin e vet të dhënies së nënshtetësisë për shtetas të huaj në këmbim të investimeve. Zëdhënësi i saj, Kyriacos Koushos ka sqaruar se vendimi do të hyjë në fuqi pas 1 nëntorit të këtij viti dhe ai merr në konsideratë propozimin e ministrit të Brendshëm, Nicos Nouris dhe atij të Financave, Cosntantinos Petrides.
Gjykatën e bllokon Edi Rama. Nuk e marrin dot Kakomenë, jo Luan Leka, por të ngrihet gjyshi dhe këlyshi
Media të ndryshme lokale në Jug po raportojnë për një protestë të disa banorëve të Nivicë Bubar të cilët janë mbledhur para gjykatës së Gjirokastrës, kur pritet të shqyrtohet çështja e Kakomesë. Nga sa shihet në video, banorët thonëse kërkojnë pronën e tyre, brenda ligjit dhe asgjë më shumë, duke akuzuar Sali Berishën, Fatos Nanon dhe Edi Ramën si fajtorë për zvarritjen gati 30 vjeçare.
Po të jetë për fshat turistik ne e gjejmë vetë një sheik andej nga Arabia dhe e bëjmë fshatin. Jo ta bëjë Luan Leka, Dritan Çela apo Edi Rama
Pas yllit të kuq, maska e Edi Ramës, simboli i dytë i imponuar
Vetëm të ashtuquajturit komunistë shqiptarë – që ishin në fakt banda personale e Enver Hoxhës – imponuar një simbol ndaj shqiptarëv. Ylli i kuq ishte pjesa kritike e heraldikës së para viteve ’90, që u zhduk ashtu siç edhe hyri. Komunistët e sojit shqiptar pretendonin edhe më shumë se kaq: ata dënonin si të pamoralshme vetëvrasjen, diçka që tejkalon edhe kanonet e fesë.