Vicklat elektorale me fytyrën e protestës
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ndodhet sot për vizitë në Tiranë. Sipas axhendës që është publikuar zyrarisht Dendias pritet të takohet me homologët e tij Cakaj dhe Rama, kryeministrin, presidentin e Republikës Ilir Meta, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha si dhe kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule.
Termat e vizitës janë të njohura dhe Dendias nuk e ka fshehur se ai do të tentojë të vërë në vijë edhe çështjen e shumëpërfolur të kufijve detarë me Shqipërinë.
Ndërkohë që vizita ka nisur, para Ministrisë së Jashtme ka nisur një protestë pa tru dhe pa kokë e disave që duan të ringjallen elektoralisht pasi humbën pa nam e pa nishan në dy vite rresht. Përtej kësaj dhe përtej të drejtës për të protestuar, çështja shtrohet në dy plane: planin etik e politik, kur dëgjon se protestuesit flasin në emër të shqiptarëve dhe Shqipërisë dhe në planin objektiv, kur për çështjet që shtrojnë nuk kanë asnjë variant tjetër pasi në çdo rast ulja në negociata kërkon një minimum logjike si premisë.
Është edhe më qesharake kur sheh se protestohet për një ministër të Jashtëm që është në finale një zëdhënës i politikës së jashtme, ndërkohë që nuk duket në horizont asnjë interes i Shqipërisë për të përkeqësuar marrëdhëniet me Greqinë, sikundër nuk ka ndonjë deklaratë provokative nga qeveria e tanishme e Athinës ndaj Shqipërisë. Ku t’i kërkojmë atëherë shpjegimet për këtë irritim të kurdisur?
Comments
U desh te vinte Dendias qe te
U desh te vinte Dendias qe te merrej vesh qe ekziston akoma PDIU dhe Idrizi si kryetar i asaj....
Add new comment