Franca tërheq ambasadorin e vet nga Turqia
Marrëdhëniet mes Francës dhe Turqisë kanë pësuar një tjetër krisje me vendimin e Parisit zyrtar për të tërhequr për konsultime ambasadorin e vet në Ankara. Mediat franceze raportojnë se vendimi është marrë pas deklaratave të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan sipas të clit presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka nevojë për kontroll mjekësor për shëndetin mendor.
Çfarë mund të thuhet për një kryetar shteti që trajton million anëtarë të grupeve të ndryshme të besimit në këtë mënyrë: përmbi të gjitha, duhet të kontrollohet për shëndetin mendor. Cili është problemi i individit Macron me Islamin dhe myslimanët? Macron ka nevojë për trajtim mjekësor
tha Erdogan referuar qëndrimeve të Macron për islamin.
France24 citon burime zyrtare diplomatike sipas të cilave konsultimet me ambasadorin në Ankara do të zhvillohen me Macron pë rtë parë se çfarë duhet bërë pas “komenteve të papranueshme të Erdogan”.
Të njëjtat burime kanë vënë në dukje se në Paris është vënë re mungesa e mesazheve të nguëshillimit për mësuesin e vrarë nga një shtetas me origjinë çeçene, Samuel Paty, që u bë shkas për komentet e Macron. Në Francë aktualisht po I druhen edhe një bojkoti të mallrave franceze nga Turqia, një lëvizje që do të vendoste të dyja vendet në krizë diplomatike të thellë, ndërkohë që janë të dyja anëtare të NATO-s.
Add new comment