I akuzojnë për Aferë me bazën e Sarandës. Bisht Palla është lënë për mandatin e tretë

Postuar në 04 Nëntor, 2020 23:15

Artur Meçollari, një ish-ushtarak aktiv i Forcës Detare, me një rol të rëndësishëm edhe në një proces delikat si ai i negociatave për marrëveshjen detare me Greqinë, ka zbuluar në faqen e tij në Facebook atë që e quan Aferë të Tjetërsimit të Bazës Ushtarake Detare të Limionit në Sarandë. Siç dihet kjo bazë me sipërfaqe 3.5 ha u dha para disa kohësh me konçesion kompanive të poseduara nga Shefqet Kastrati për 1 euro.

Ky quhet projekt zhvillimi nga qeveria e z. Rama, por nuk dihet se për cilësn arsye një njeri që ka qenë në drejtimin e Forcës Detare e quan aferë. “Afera” zbulohet në diskutim e sipër nga z. Meçollari me një ish-oficer të asaj që dikur quhet BUD-i Saranës. Më poshtë copëza nga biseda:

Më tej akoma, hamendësohet se projekte të ngjashme për tjetërsim destinacioni ka edhe për bazën e Bishtit të Pallës në Durrës, për të cilën në vitet e qeverisjes së PD-së, z. Meçollari bashkë me ish-komandantin e Forcës Detare, Kudret Çela humbën vendin e punës.

Nuk është pa interes të vihet në dukje se projektet e ashtuquajtura zhvillimore në këto zona janë thuajse të njëjtat; artikulimin e tyre njëherë e bën Arbeni(Imami), pastaj Taulanti, tani Edi dhe Shefqeti. Askush tjetër nuk kupton dhe nuk është në gjendje të flasë për diçka tjetër. Të mos harrojmë se kësaj radhe ka folur edhe Alketi, deputeti i zonës, pra në Sarandë. Është fjala për Alekt Hysenin, edhe ky një partizan i zhvillimit luksoz nga ata me belxhikun që u këndon vëndçe, kur nuk i ka ngecur në astarin e xhepave.

Habitet vallë kush me këto që po ndodhin? Jo. Ushtarakë që vajtojnë atë që po ndodh mu para syve, të pafuqishëm për të frenuar ndonjë gjë në një vend ku ka vetëm 4-5 njerëz që vendosin për gjithçka. Të cilët po e trajtojnë mbarë Shqipërinë si çifligun e fëmijëve të tyre. Asgjë më shumë. Por le të shpresojmë se ndoshta z. Meçollari, të cilit i kërkojmë ndjesë për ndërhyrjen në hapësirën e vet virtuale – ta ketë gabim. Ose se shqetësimi i tij bie në vesh të kryeministrit që e ka për zemër të bukurën dhe identitetin e mbase bën sevap bashkë me Alketin dhe e lënë rehat Limionin.

Ka një shprehje në Sarandë që Limionin e barazon me varrezat. E dinë ata që jetojnë aty.

Përditësuar: Z. Meçollari që nga muaji shtator 2020 nuk është më pjesë e Forcave të Armatosura

Comments

Submitted by g.o.n.e. (not verified) on

Edhe Limioni do perfundoje te... Limioni .
Aty ku ka perfunduar dhe qyteti, xhanem...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.