artur mecollari
Meçollari: Shkatërrimi i Shkollës së Marinës, një histori që përfshin pushtetin edhe opozitën
Ish-zv.Komandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari, ka denoncuar planet për shembjen e Akademisë së Marinës në Vlorë. Në edicionin e lajmeve në MCN TV, Meçollari tha se plani për shkatërrimin e Akademisë së Marinës daton që në vitin 2010 kur në pushtet ishte PD, dhe ka vazhduar në qeverisjen e PS-së, si një histori e pastër korrupsioni.
Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron e portit të Sarandës
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi sekuestron e Portit të Sarandës, duke hedhur poshtë rekursin e dy kompanive “Concord Investment” sh.p.k. e Artan Dulakut dhe “Kastrati Group” sh.a. e Shefqet Kastratit. Dy kompanitë në fjalë ankimuan vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit më 24 shkurt 2023, për vënien nën sekuestro të “Bazës Ndihmëse të Limionit, Sarandë”. Kjo e fundit është bazë e Forcave Detare, e cila është dhënë me koncesion dy kompanive.
Pse nuk po e merr dot në dorëzim bazën e Sarandës grupi "Kastrati"?
Ish-drejtuesi i Flotës, Artur Meçollari, në një postim në rrjetet sociale thotë se pavarësisht tentativës së tretë që nga gushti i 2020-s, Baza Detare e Sarandës nuk është dorëzuar te dy kompanitë që kanë përfituar kontratën e qirasë 1 euro për 20 vjet të sipërfaqes prej 265 mijë m² ku ajo përfshihet. Në bazë të kontratës së lidhur mes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe dy kompanive, e gjithë zona duhej t’u kalohej këtyre dy të fundit në 16 gushtin e 2020-s.
Pse nuk u dorëzua dot Baza Detare e Sarandës në datën 29 mars 2022?
Përrallat me topa dhe modernizim të një ministreje që stonon me detyrën
Sot është njoftuar festimi i 95 vjetorit të Forcës Detare shqiptare. Në një ceremoni të mbajtur me këtë rast ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka folur për modernizimin e Forcës duke përmendur të vetmin investim që përflitet prej gati 10 vjetësh, e që është Ssitemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Detare. Madje në këtë rast bëhet fjalë për “përmirësimin” e këtij sistemi dhe jo ndonjë investim të ri.
I akuzojnë për Aferë me bazën e Sarandës. Bisht Palla është lënë për mandatin e tretë
Artur Meçollari, një ish-ushtarak aktiv i Forcës Detare, me një rol të rëndësishëm edhe në një proces delikat si ai i negociatave për marrëveshjen detare me Greqinë, ka zbuluar në faqen e tij në Facebook atë që e quan Aferë të Tjetërsimit të Bazës Ushtarake Detare të Limionit në Sarandë. Siç dihet kjo bazë me sipërfaqe 3.5 ha u dha para disa kohësh me konçesion kompanive të poseduara nga Shefqet Kastrati për 1 euro.
Ish-komandanti i F. Detare: Privatizimi i Bishtpallës, arsyeja e largimit tim dhe të Meçollarit. Dhe një emër i lakuar në atë kohë
Debati i fundit për marrëveshjen e detit me Greqinë ka hapur një debat dhe për një prej negociatorëve, Artur Meçollari. Ndërkohë përfaqësues të opozitës po mbrojnë marrëveshjen e vitit 2009, e cila u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. Lidhur me dinamikën e këtyre ngjarjeve, flet për ResPublica, ish-Komandanti i Forcës Detare, Kudret Çela. Ai sqaron edhe arsyet e largimit nga detyra në vitin 2012 edhe të z. Meçollari që sipas tij lidhen thjesht dhe vetëm me lakminë për pronat e ushtrisë.