Pse nuk po e merr dot në dorëzim bazën e Sarandës grupi "Kastrati"?
Ish-drejtuesi i Flotës, Artur Meçollari, në një postim në rrjetet sociale thotë se pavarësisht tentativës së tretë që nga gushti i 2020-s, Baza Detare e Sarandës nuk është dorëzuar te dy kompanitë që kanë përfituar kontratën e qirasë 1 euro për 20 vjet të sipërfaqes prej 265 mijë m² ku ajo përfshihet. Në bazë të kontratës së lidhur mes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe dy kompanive, e gjithë zona duhej t’u kalohej këtyre dy të fundit në 16 gushtin e 2020-s.
Pse nuk u dorëzua dot Baza Detare e Sarandës në datën 29 mars 2022?
Në datën 29 mars 2022 ka patur një tentativë për dorëzimin e Bazës Detare së Sarandës. Kjo ishte tentativa e tretë duke filluar nga gushti 2020. Në Bazën Detare të Sarandës janë takuar drejtues të Forcës Detare dhe dy kompanive përfituese. Mbas gati 2 vjet, ende nuk nuk mund të dorëzohet baza. Çështja është në hetim në SPAK nga korriku 2021.
Në datën 16 korrik 2020, Ministria e Financës dhe Ekomomisë ka lidhur një kontratë me shoqëritë "Kastrati" Sha dhe "Concord Investment" Shpk, në zbatim të VKM nr. 514, datë 1.7.2020, për një sipërfaqe totale 265 mijë m², me vlerën 1 Euro për 20-vjet. Kontrata parashikon dorëzimin edhe të Bazës Ndihmuese Sarandë me sipërfaqe rreth 40.000 m² deri më 15 gusht 2020.
Shkresat nr. 2649/8, date 18.06.2020 dhe nr. 2649/9, date 29.06.2020 të Ministrisë së Mbrojtjes drejtuar Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, dokumente, të cilat kanë propozuar VKM 514, datë 1.7.2020, sipas relacionit shoqërues të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për dhënien me qera 1 Euro për 20 vjet të të 265 mije m² duke përfshirë të gjithë Bazën Detare të Sarandës.
Dy vjet këto dy shkresa të paklasifikuara dhe me interes publik nuk më janë dhënë as nga Ministria e Mbrojtjes as nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit.
Add new comment