Arkeologët turq pretendojnë se kanë zbuluar skeletin e Fermerit të Parë të Anatolisë Perëndimore
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2020/11/5fa12045c9de3d17f8187cf7_2020_11_04_22_0.jpg?itok=MP00WzB-)
Arkeologët në Turqi pretendojnë se kanë zbuluar skeleton e atij që e quajnë Fermeri i Parë në Anatolinë Perëndimore. Gërmimet janë kryer në një zonë të quajtur Bahçelievler pranë Bilecik dhe mendohet se daton 8 500 vjet më parë. Skeleti i përket një mashkulli të moshës 14-15 vjeç dhe sipas profesorit Erkan Fidan ai është më i vjetri i gjetur në Anatolinë Perëndimore që i përket periudhës së Neolititi-Gurit të Ri.
Kocka e njeriut është materiali më i besueshëm për të përcaktuar data sepse jeta njerëzore është shumë më e shkurtër sesa ajo e pemëve. Vlerësoj se shtresa ku gjetën skeleton shkon 8500 vjet më pas
është shprehur Fidan.
Mosha e skeletit ka shtyrë arkeologët ta cilësojnë atë si Fermeri i Parë dhe ai është gjetur në një rajon ku mendohet se 9000 vjet më parë u popullua nga një komunitet që vijoi të jetonte aty deri rreth 6000 vjet më parë.
Comments
Artikulli (edhe ai ne
Artikulli (edhe ai ne origjinal) eshte mjaft i percipte dhe i bazuar ne (akoma) hipoteza. Pa u bere nje sere analizash nuk ia vlen asnje lloj komenti!
Add new comment