Tërmeti i 26 nëntorit, Prokuroria e Durrësit dërgon në gjyq 16 persona

Postuar në 20 Nëntor, 2020 12:07

Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 16 persona të akuzuar për dëmtimin e banesave apo objekteve të tjera që shkaktuan dhjetëra viktima si pasojë e shembjes.

Vendimi i akuzës për të çuar dosjen për gjykim, vjen një vit pas ngjarjes që terrorizoi gjithë vendin. Si pasojë e këtij tërmeti kujtojmë se u dëmtuan një numër i konsiderueshëm banesash dhe objektesh të tjera, si dhe kanë gjetur vdekjen 23 persona në Durrës.

Hetimet nisën në momentin kur dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në vdekjen e njerëzve kanë ardhur edhe si shkak i ndërtimeve të kryera pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimeve, si dhe për shkak të ndërtimeve të kryera pa lejen e organeve kompetente.

Të akuzuarit që përfundojnë të pandehur në gjykatë janë:

1. Ramiz Shehu, të akuzuar sipas nenit 85 tetë herë të Kodit Penal,

2. Nevjana Isufi, të akuzuar sipas nenit 186/1 të Kodit Penal,

3. Abdulla Osmani, të akuzuar sipas nenit 85 dy herë të Kodit Penal,

4. Ruzhdi Xheka, të akuzuar sipas nenit 85 dy herë të Kodit Penal,

5. Arben Isaku, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

6. Aldo Dakoveli, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

7. Artur Terziu, të akuzuar sipas nenit 186/1 dhe 199/a/3 të Kodit Penal,

8. Artur Çela, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

9. Klajdi Lame, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

10. Flamur Gjuzi, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

11. Albrend Qetka, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

12. Skerdi Bello, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

13. Artenis Malko, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal,

14 . Dëshira Qato, të akuzuar sipas nenit 85 të Kodit Penal,

15. Arben Qato, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal dhe

16. Kujtim Hasa, të akuzuar sipas nenit 248 të Kodit Penal

Sipas dosjes së akuzës, i akuzuari Ramiz Shehu do të gjykohet në cilësinë e projektuesit dhe zbatuesit të punimeve të ndërtimit pa leje të banesës së familjes Lala, ku humbën jetën 8 persona: Marjeta Lala, Amelja Lala, Emiljo Lala, Enis Lala, Dionisa Lala, Sahadete Lala, Ilir Lala dhe Grisilda Lala. Ramiz Shehu, sipas prokurorisë ka kryer ndërtimin e objektit katër katësh, pa respektuar rregullat dhe normat ligjore në fushën e ndërtimit gjë e cila ka sjellë si pasojë shembjen e objektit dhe vdekjen e tetë personave, ku kujtojmë se shpëtoi vetëm shtetasi Ram Lala pas ndërhyrjes së forcave të kërkim shpëtimit. Po ashtu, nga verifikimi i dokumentacionit të sekuestruar rezulton edhe një dokument në të cilën është firma e shtetases Nevjana Isufi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.