Lajme
Negociatat e Athinës: Rekursi për detin në Hagë, pas zgjedhjeve në Shqipëri. Ekipet teknike po vazhdojnë punën
Draft marrëveshja që do t’i dërgohet Hagës për delimitimin e zonave detare, do të jetë gati pas zgjedhjeve të 25 prillit. Këtë zbuloi në një intervistë për gazetën "Kathimerini", ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, teksa e konsideroi të frytshme vizitën private të kryeministrit Rama në Athinë.
Jo se nuk ka sindikata, por të heqin nga Puna po krijove sindikatë
E mbani mend Kryeministrin Edi Rama kur deklaronte në Itali se në Shqipëri është mirë të investosh sepse nuk ka sindikata? Patjetër që po. Situata megjithatë nuk është kaq rozë. Komisoneri kundër Diskriminimit, Robert Gajda, shprehet për McnTv se ka raste të raportuara për largim nga puna për shkak të përpjekjes për krjim sinidkatash sidomos në sektorin e Call Center, minerar dhe atë bankar.
Ligj i ri/Garda e Republikës me drejtor, jo më me komandant
Një projektligj që synon të rregullojë veprimtarinë e Gardës së Republikës është në fazën e konsultimit publik.
Informbyroja dixhitale: Ajatollahu Po. Trump Jo
Senatori i Karolinës së Jugut, Lindsay Graham e ka cilësuar një gabim serioz bllokimin nga platform sociale Twitter, të llogarisë së Presidentit Donald Trump. Përmes një postimi në këtë rrjet, duke ironizuar se edhe ai mund të bllokohet për atë që po thotë, Graham ka provokuar duke deklaruar se:
Ajatollahu mund të cicërojë. Trump jo
Ligji për sinjalizuesit kundër korrupsionit...një vrimë në ujë
Pavarësisht trumbetimit që iu bë ligjit të posaçem për sinjalizimin e korrupsionit në institucionet sheteterore, 4 vite më vonë nisma antikorrupsion mund të konsiderohet e dështuar. Ligji i jep mbrojte ligjore kujdo që denoncon korrupsionin e kolegëve ose shefave në sektorin shtetëror apo privat, por rastet e raportuara janë minimale. Në nivel vendor, nga 61 bashki, është sinjalizuar vetëm një rast korrupsioni, në Bashkinë e Tiranës. Kjo evidentohet nga një raport i Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
Syrgjynosje dixhitale për Donald Trump
Google dhe Apple kanë nxjerrë Parler, një media sociale, nga shitja në dyqanet e tyre online. Facebook dhe Tuiter kanë vendosur bllokimin e Donad Trump, me arsyetimin se ai përfaqëson një rrezik të madh. Në Kongresin amerikan ka ethe të mëdha për të shkarkuar Presidentin që ka ende 13 ditë në detyrë me frikën se ai është i papërgjegjshëm.
Përpjekja për kundër - Lajm ndaj Përmbytjeve. KM. zgjedh me intuitë sheshndërtimin e spitalit të Fierit
Sot në disa media është shpërndarë një video e kryeministrit Edi Rama në Fier që kërkon me sy dhe intuitë urbanisit një vend për ndërtimin e një spitali të ri. Duke shëtitur nëpër rrugë, z. Rama në një moment thotë:
Pushteti i 4-t merr rolin e akuzës/CNN do futjen në burg të Donald Trump
Ish-këshilltari i Donald Trump, John Bolton ka deklaruar gjatë një interviste për CNN se vënia në zbatim e amendamentit 25 për shkarkimin e presidentit, do të turbullonte edhe më shumë situatën në SHBA.
Nuk mendoj se ne duhet të ekzagjerojmë. Janë vetëm 13 ditë për Trump në detyrë
ka thënë Bolton.
OBSh: T'i jepet fund marrëveshjeve dypalëshe për vaksinën anti-CoVid-19
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje dje që t’i jepet fund praktikës së marrëveshjeve dypalëshe për vaksinën anti-CoVid-19. Drejtuesi i saj, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka vënë në dukje faktin se për shkak të kësaj praktike, vendet me të ardhura të mesme ose të ulëta nuk po arrijnë do të aksesojnë tregun e vaksinave.
Vendet e pasura kanë shumicën e furnizimeve
Teatri i shpëtimtarit të botës. Pelosi kërkon garanci për kodet bërthamore
Bota qenka në buzë të greminës dhe atë op e shpëtojnë demokratët amerikanë me në krye Nancy Pelosi, që kryen detyrën e kryetares së Kongresit. Mediat amerikane raportojnë se Pelosi ka komunikuar me kreun e Shtabeve të Bashkuara të Ushtrisë Amerikane, gjeneralin Mark Milley me të cilin ka folur për çështjen e presidentit Trump dhe kodeve bërthamore.