Ligji për sinjalizuesit kundër korrupsionit...një vrimë në ujë
Pavarësisht trumbetimit që iu bë ligjit të posaçem për sinjalizimin e korrupsionit në institucionet sheteterore, 4 vite më vonë nisma antikorrupsion mund të konsiderohet e dështuar. Ligji i jep mbrojte ligjore kujdo që denoncon korrupsionin e kolegëve ose shefave në sektorin shtetëror apo privat, por rastet e raportuara janë minimale. Në nivel vendor, nga 61 bashki, është sinjalizuar vetëm një rast korrupsioni, në Bashkinë e Tiranës. Kjo evidentohet nga një raport i Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
Rastet e raportimit të korrupsionit mbeteten të ulëta edhe në institucionet qeveritare. Sipas të dhënave të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, që përbën strukturën e sinjalizimit të jashtëm, nga viti 2017 deri në vitin 2019, janë shënuar dhe trajtuar 38 raste sinjalizimi dhe 5 kërkesa për hakmarrje, ku nuk kemi persona të dënuar penalisht. Asnjë rast i sinjalizuar që është hetuar administrativisht dhe më pas i është dërguar prokurorisë përgjegjëse, nuk ka çuar në dënim penal.
Ligji i vitit 2016 detyron çdo kompani me 80 të punësuar në sektorin shtetëror dhe 100 në atë privat, duhet të ketë strukturën e sinjalizimit dhe qeveria Rama e prezantoi si një mekanizëm të fortë për denocnimin dhe ndëshkimin e korrupsionit në sektorin publik.
Burimi: MCN TV
Add new comment