Lajme
Mediat serbe: As Kurti, as Osmani. Nëse pyetet Biden, Surroi është kryeministri i ardhshëm i Kosovës
Mediat serbe kanë aluduar me emrin e kryeministrit të ri të mundshëm të Kosovës, në zgjedhjet parlamentare të pranverës në Kosovë.
Zgjedhjet amerikane shndërrohen në muhabet telefoni. Publikohet bisedë e sikletshme e Trump...(audio)
Gazeta “The Washington Post” ka publikuar sot materiale audio të një bisede të presidentit Donald Trump me zyrtarin kryesor të zgjedhjeve në shtetin e Georgia, Brad Raffesnperger në të cilën Trump ankohet për mashtrim elektoral dhe kërcënon se mosreagimi i tyre është vepër penale.
Majtas.net dhe lideri i 4-t më i ndjekur në Europë
Sot në media u publikua një raport i “Terradata” që evidenonte se Edi Rama, që i shërben Shqipërisë(apo jo?) në detyrën e kryeministrit, është politikani i katërt më i ndjekur në Europë. 1.3 milionë ndjekës dhe për Top-Channel, kjo shifër provon një të vërtetë të hidhur për shumëkënd, sepse ai “lë pas liderë vendesh të fuqishme si…”.
Ligji për fenë/Abazoviç: Nëse Gjukanoviç shkel kushtetutën, do ta zëvendësojmë
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç nuk i ka miratuar amendamentet e Ligjit mbi liritë fetare, ligj ky që është kritikuar nga serbët etnikë dhe Kisha Ortodokse Serbe. Gjukanoviç i ka kthyer amendamentet në parlament, së bashku edhe me gjashtë ligje të tjera, që u miratuan nga koalicioni qeverisës.
Në total, 41 deputetë të koalicionit qeverisës, që përbëhet nga partitë pro-serbe, kanë mbështetur amendamentet e Ligjit për lirinë fetare gjatë votimit më 29 dhjetor, 2020, teksa opozita e ka bojkotuar votimin e këtyre amendamenteve.
Sondazhi: Boris Johnson humbet shumicën dhe madje edhe mandatin e vet në Parlament
Agjencia “Reuters” raporton sot për të dhënat e një sondazhi sipas të cilit parashikohet se kryeministri britanik, Boris Johnson mund të humbasë shumicën në zgjedhjet e ardhshme, por madje edhe vendin e tij në Parlament. Sondazhi e lidh këtë rënie me mënyrën sesi Johnson menaxhoi pandeminë, ndërkohë që vihet në dukje edhe fakti se askush prej dy partive kryesore nuk do të jetë në gjendje të fitojë si shumicë.
BioNTech: Në BE do të ketë probleme me furnizimin e vaksinës anti-CoVid-19
Drejtuesi i kompanisë BioNTech ka deklaruar për revistën gjermane “Spiegel” se furnizimi me vaksinën anti-CoVid-19 mund të ketë probleme në Bashkimin Europian. Sipas tij është ngadalësia e unionit që ka krijuar premisat e një boshllëku në furnizim me vaksinën.
Në këtë moment nuk duket mirë-po hapet një gropë sepse nuk janë aprovuar vaksinat e tjera dhe ne duhet të plotësojmë boshllëkun me vaksinën tonë
Hakerat thyejnë Microsoft deri në kodin e burimit. Kompania: Nuk e kanë modifikuar
Një grup hakerash që kanë sulmuar përmes një kompanie softuerësh, SolarWinds, kanë arritur të thyjenë edhe disa kode burimi të përdorura nga kompania e njohur Microsoft. Kjo e fundit ka njoftuar zyrtarisht për aktin duke deklaruar se një gjë e tillë është shqetësuese sepse sinjalizon se deri ku shkojnë ambiciet e grupit. Kodi i burimit është një seri udhëzimesh për një soft apo sistem operativ dhe si i tillë përbën element me rëndësi të veçantë.
Historikisht, Microsoft ka qenë veçanërisht i kujdesshëm në mbrojtjen e kodit të burimit
Parashikimi: Irani nis goditjet ushtarake ndaj objektivave amerikane më 19 janar
Një ish-kolonel i shërbimit sekret të ushtrisë izraelite, Dr.
Qeveria hap vitin me lajmin e vaksinës anti-CoVid-19. Mbetet autorizimi...
Kryeministri Edi Rama ka nisur vitin e Ri me politikë duke njoftuar arritjen e marrëveshjes me Pfizer për dorëzimin në Shqipëri të 500 mijë dozave të vaksinës anti-CoVid-19. Një marrëveshje që patjetër është arritur më parë, por z. Rama e ka lënë për 1 janar për të luajtur me hapjen pozitive të një viti që është edhe elektoral.
Fauci: Varianti britanik i Sars-Cov-2 nuk i ri-infekton ata që janë prekur nga forma të mëhershme të virusit
Mjeku kryesor infeksionist në SHBA, Anthony Fauci, ka deklaruar dje se me vaksinimin në masë, shoqëria amerikane do të rikthehet në një farë normalieti diku nga vjeshta e vitit 2021. Ai ka komentuar zhvillimin e situatës së tanishme gjatë një diskutimi online me guevernatorin e Kalifornisë, Gavin Nessom që ka njoftuar gjurmimin e variantit të ri britanik të Sars