Lajme
Qeveria hap sërish lojën e legalizimeve
Tashmë Agjencia Shtetërore e Kadastrës me ndyshimet e reja ligjore, do të jetë institucioni që do të bëjë rivlerësimin e pronave të palegalizuara, apo ato që janë përjashtuar nga procesi i legalizimit. Vendimi i Këshillit të Ministrave i firmosur nga kreu i ekzekutivit, Edi Rama, parashikon se kur mund të lejohet rishikimi për legalizim.
Video/France24 publikon pamje nga vrasjet në protestat e nëntorit 2019 në Iran
France24 publikon sot pamje video nga protestat e zhvilluara në Iran në nëntor të viti 2019 që lindën si reagim i rritjes së çmimeve të naftës. Në atë kohë, qeveria iraniane bllokoi internetin dhe linjat telefonike, por përplasja është filmuar nga kamera amatore.
Media në fjalë raporton se ka analizuar 750 video amatore dhe ka realizuar një material që e quan video-investigim ku paraqiten forcat iraniane të sigurisë që qëllojnë me armë zjarri kundër protestuesve.
Audio/Mesazhi i Kryepeshkopit Anastas për Krishtilindjet
Përrallat me topa dhe modernizim të një ministreje që stonon me detyrën
Sot është njoftuar festimi i 95 vjetorit të Forcës Detare shqiptare. Në një ceremoni të mbajtur me këtë rast ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka folur për modernizimin e Forcës duke përmendur të vetmin investim që përflitet prej gati 10 vjetësh, e që është Ssitemi i Integruar i Vëzhgimit të Hapësirës Detare. Madje në këtë rast bëhet fjalë për “përmirësimin” e këtij sistemi dhe jo ndonjë investim të ri.
Kush e ka patur pronësinë e Abacisë së Rubikut 849 vitet e fundit?
Quhet Artan Lame dhe shpërndan certifikatë pronësie për një kishë 850 vjeçare. Njoftimi është zyrtar dhe vetë Lame duket se është ngazëllyet me të përderisa mund ta kualifikojë si pjesë unike të koleksioneve të veta.
Pas 850 vitesh merr certifikaten e pronesise Abacia historike e Rubikut. Në vigjilje të Krishtlindjeve, Artan Lame i dorëzoi certifikatën Fratit Ndue Toplana të Kishës Franceskane në Rubik! Gëzuar Krishlindjet!
njofton Kadastra shqiptare. Për të vijuar mandej me demagogjinë e të përvuajturit Artan:
Teatri i hipokrizisë/A është më Kulla e Sahatit simbol i Tiranës?
Lajmi doli sot se Erion Veliaj i ka dorëzuar aktores italiane Ornella Muti “Kullën e Sahatit”. Kulla në fjalë si çmim apo simbol konsiston në një rikrijim në miniaturë të Kullës së Sahatit në Tiranë, paketuar si zakonisht në një kuti luksoze. Nga ana e vet z. Veliaj ka grumbulluar disa fjali të cilat i ka artikuluar sipas këtij rendi:
Korrigjohet përqindja/Varianti i ri i SARS-CoV-2, 56% më i transmetueshëm
Varianti i ri i koronavirusit, identifikuar zyrtarisht në Britaninë e Madhe, është 56% më transmetues sesa variantet e tjera dhe me gjasë ai do të provokojë më shumë vdekje.
Video/Laertin e tradhëton roli i budallait
Aktori Laert Vasili ka dhënë shfaqjen e vet në një debat televiziv ku ka folur me tone dramatike për tradhëtarët e Shqipërisë. Janë role që siç i thonë shesin, ecin, apo kanë klikime.
Diploma "jashtë" si heraldikë e rreme e një vendi të dështuar
Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, njofton këto momente një takim me “të rinj që kanë studiuar dhe studiojnë jashtë”. Nuk ka rëndësi ajo çfarë thotë z. Basha aty. Sepse ato i dimë përmendësh. Recitalin e kësaj politike nuk ka shqiptar të mos e ketë dëgjuar e të mos jetë shurdhuar. Rëndësi ka mënyra sesi politika bën kategorizime për të perfermuar me tezën se po bën më të mirë për vendin.
Ka më poshtë se kaq? Alket Hyseni vetëshpallet "Politikë e Re"
Sot në atë që quhet Parlamenti shqiptar kanë dalë me radhë të ashtuquajtur të zgjedhur të popullit për të mbrojtur aktin e qeverisë për dhënien e shpërblimit familjes Rasha. Një ndër ta është edhe deputeti i Sarandës Alket Hyseni, që ka bërë bashkë disa fjali për të argumentuar atë që sipas tij përfaqëson akti i qeverisë.